test

Habit duke kërkuar falje për vrasjen zyrtarit koreano-jugor: Nuk duhej të kishtë ndodhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një zyrtari, kërkimfalja ka ardhur përmes një letre që i është dërguar presidentit Moon Jae-in, duke pranuar se incidenti nuk do të duhej të ndodhte.

Lideri verikorean, Kim Jong-un ka bërë një kërkimfalje të rrallë për vrasjen e një zyrtari të Koresë Jugore, është thënë në njoftimin e Zyrës Presidenciale koreane-jugore.

Koreja Veriore ka bërë të ditura edhe detaje tjera të incidentit, duke thënë se viktima është vrarë me 10 të shtëna.

Kim është raportuar t’i ketë thënë homologut të tij jugkorean, Moon Jae-in se incidenti nuk do të duhej të ndodhte, transmeton BBC.

Koreja Jugore ka thënë se 47-vjeçari dyshohet se ka qenë duke tentuar që të ikë nga Koreja Veriore kur është gjetur nga trupat, në ujërat e verikorean.

Ai më pas është qëlluar për vdekje dhe trupi i tij është djegur, sipas Seulit.

Kufiri në mes të dy Koreve është tejet i kontrolluar dhe Koreja Veriore besohet të ketë zbatuar politikën “të shtëna për vdekje”, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit në këtë shtet.

Sipas agjencisë së lajmeve “YonhapKim”, Kim Jong-un ka ndjerë “shumë keqardhje” për “zhgënjim” të presidentit jugkorean, , duke cituar Shtëpinë e Kaltër.

Aty është sqaruar se nuk është djegur trupi i viktimës, mirëpo “materiali përcjellës”, që ka bartur atë, ka thënë drejtori i Koresë Jugore për Siguri Kombëtare, Suh Hoon.

Të fundit

Zhvillimet në PD/ Gjekmarkaj: Të gjejmë modusin të mos përjashtojmë njëri-tjetrin

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, tha nga studio e “Open” në News24 se pas vendimit të Gjykatës së Apelit...

“Hysaj ka bërë dje vetëm një gabim”, Josa analizon mbrojtjen

Trajneri i njohur, Mirel Josa ishte i ftuar në “Euro 24”, në News 24, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa, ku analizoi mbrojtjen...

E rëndë në Itali/ Punëtori shqiptar plagoset me thikë

Një ngjarje e rëndë është regjistrua në Itali në Via Mulino da Capo di Giulianova. Një 34-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë nga një...

Sa nxehtësi mund të durojë trupi i njeriut?

Vdekjet nga nxehtësia janë bërë mjaft të zakonshme dhe ndërsa bota nxehet, mund të bëhen edhe më të zakoshme nëse nuk zhvillohet një plan...

“Të dua”/ Ilnisa dhe Meriton “arratisen” me njëri-tjetrin

Çifti Ilnisa-Meriton, romanca e të cilëve nisi brenda shtëpisë së “BBV3”, kanë qenë tepër të komentuar dhe pas daljes së tyre nga shtëpia. Dyshja, sidomos...

Lajme të tjera

Web TV