TikTok refuzon ofertën e Microsoft, çfarë pritet të ndodhë me aplikacionin kinez në SHBA?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Microsoft deklaroi në fillim të kësaj jave se oferta e saj për të blerë shërbimet e kompanisë kineze ByteDance, e cila operon Tik-Tok-un në SHBA, Kanada, Australi, Zelandë të Re qe refuzuar.

Kjo ka lënë të kuptohet se kompania tjetër amerikane, Oracle, e nxitur të marrë këto shërbime, do të nisë bashkëpunimin.

Nga të tre kompanitë përkatëse – ByteDance, Microsoft dhe Oracle, – nuk ka pasur komente të qarta rreth çështjes, e cila është kthyer në politike duke marrë vëmendje të madhe për shkak të përfshirjes direkte të Presidentit Donald Trump.

Në muajin korrik Trump kërkoi me detyrim shitjen e shërbimeve të kompanisë ByteDance. Më 6 gusht ai vuri si ultimatum një afat prej 45 ditësh, që shërbimet t’i shiteshin një sipërmarrjeje amerikane.

Ky vendim është argumentuar me shqetësimet e ngritura nga autoritetet amerikane rreth mundësisë për dezinformim dhe keqpërdorim të mundshëm të informacionit të gjeneruar nga ky aplikacion. Shqetësimet thuhet se vënë në diskutim sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Çështja në fjalë është ngritur pas disa muajsh tensione mes Shtëpisë së Bardhë dhe Pekinit të cilat patën fillimisht zanafillë pandeminë e COVID-19, më pas çështjet ekonomike e më tej qëndrimet kundrejt situatës së Hong Kongut.

Tensionet përshkallëzuan kur SHBA urdhëroi që Kina të tërheqë përfaqësinë diplomatike në Teksas, e cila u akuzua për spiunazh.

Urdhri ekzekutiv i firmosur nga Presidenti Trump për shitjen me detyrim të ByteDance, ka si afat 20 shtatorin, megjithëse ai vetë ka deklaruar shpesh se afati do të jetë data 15-të.

Ekspertë të ndryshëm në SHBA kanë ngritur shqetësime për keqpërdorimin e informacioneve të ndara nga përdoruesit, të cilat mund të shfrytëzohen nga keqbërës, pedofilë madje edhe agjencitë sekrete të informacionit.

Lexo edhe :  Vrasja e Briken Sanajt tek ‘Kodra e Diellit’, kapet në Gjermani Vladimir Kola

Ndërkohë që përdorimi i TikTok-ut në zyrat publike është ndaluar prej kohësh në SHBA kjo pasi ky aplikacion dyshohet se censuron informacionet kundër Partisë Komuniste Kineze dhe dezinformon për ngjarjet në Azi.

Aplikacioni, që në Kinë quhet Doyin, u përhap masivisht vitet e fundit duke pasur shtrirje globale me qindra milionë përdorues.

Tik-Tok është një aplikacion i krijuar në vitin 2016 që ka të bëjë me ndarjen e videove të shkurtra 3 deri në 15 sekonda në të cilat përdoruesit mund të dublojnë, inskenojnë apo dhe aktrojnë sekuenca të ndryshme. Ru. Do/ Fjala.al

 

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV