U largua zyrtarisht nga Barcelona/ Suarez pritet me shpulla tek Atletico (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Largimi i tij nga Barcelona, trishtoi jo vetëm tifozët por gjithashtu edhe  bashkëlojtarët, duke filluar nga Leo Messi që është më shumë sesa një mik për të. Por nuk vonoi shumë dhe Luis Suarez u prezantua si lojtari më i ri i Atletico Madrid.

Pasi nënshkoi kontratën dhe shkrepi fotot zyrtare, ishte koha që uruguajani të dilte në fushën e stërvitjes dhe të takonte shokët e tij të rinj.

E mesa duket shokët e tij të rinj të skuadrës, ishin tepër të gëzuar që në Madrid mbërriti një bomber si “El Pistolero. Siç është zakon në Spanjë, edhe për Suarez lojtarët bëjnë një ‘tunel’ për lojtarin e ri duke e qëlluar pas koke teksa kalonte në mes.

Në fund, ai doli duke fërkuar shpinën nga dhimbjet, por njëkohësisht edhe duke ndjerë mirëseardhjen në ekipin e Simeones.


Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Le Figaro”: Ja cilat janë plazhet më të bukura shqiptare

Media më e madhe franceze thotë se vija bregdetare shqiptare konkurron vendet elitare në turizëm. Riviera shqiptare për të përditshmen...

Ne nuk tërhiqemi, Këlliçi njofton datën e protestës së radhës para bashkisë së Tiranës

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, anëtari i Kryesisë së PD të Rithemelimit, Belind Këlliçi, njofton  se protesta e radhës do të zhvillohet të...

Çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve

Nga vlerësimet e deritanishme të skemës së pensioneve, ndërhyrja për përmirësimin e saj, pritet të bëhet në disa drejtime, duke nisur nga indeksimi, kompensimet,...

Kryemadhi ‘thumbon’ Metën nga rrjetet sociale: E drejta për tu përmisuar është për këdo

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë me një mesazh, duke thënë se meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që...

E fundit/ Familja Halili nxjerr në shitje aksionet e KF Tiranës, zbulohet arsyeja

Dalin në shitje aksionet e familjes Halili te Tirana. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të klubit...

Lajme të tjera

Web TV