Zbulohet dokumenti, gjyshi i Edi Ramës fiton vendin e parë në gara me makina -VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpesh herë kryeministri i vendit Edi Rama ka deklaruar publikisht se ai jo vetëm që nuk di t’i japë makinës, por nuk disponon as patentë, megjithatë gjyshi duket se përveçse një shofer i zoti është zbuluar se ai ka qenë edhe fitues i një prej garave të para me automjete të mbajtura në vendin tonë.

Kjo vërtetohet përmes një dokumenti të zbuluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ku citohet se Vlash Rama ka fituar garën me makina me të cilën ka zënë vendin e parë e mbajtur në vitin 1931.

“Kategoria e Madhe 1500 e lartë fitues Vlash Rama prej Durrësi veturë marka R30 dhjetë km.26 me 21 minuta”, thuhet ndër të tjera në dokument.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkikave e shoqëron dokumentin e rrallë edhe me mbishkrimin: “A e dini se në Shqipëri vite më parë janë zhvilluar gara automobilistike? Ishte 24 shtatori i vitit 1929 kur u zhvillua gara e parë.

Me këtë rast po sjellim dokumente interesante mbi zhvillimin e edicionit të dytë të vitit 1931 të këtyre garave ku përmenden emrat e garuesve, vendi se ku zhvillohej edhe lloji i automjeteve që garojnë”./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/arkiva.gov.al/posts/3450856661624896

Të fundit

Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare ish-senatori amerikan

Ka ndërruar jetë Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pranë postit të Nënpresidentin kur kandidoi me demokratin...

Qytetari akuzon Metën se ka vjedhur floririn në Krrabë, ja si i përgjigjet ish-presidenti

E ndërsa emri i ish-presidentit Ilir Meta mbetet ndër emrat më të lakuar se fundmi në dyert e SPAK për shkak të akuzave te...

Furnizuesi më i madh i ujit në Britani zhytet në krizë më të thellë financiare

Thames Water i rrënuar nga borxhi nuk ka arritur të mbledhë një injeksion të madh parash nga aksionerët, zbuloi ajo të enjten, duke fajësuar...

Lezhë/ 29 % e bizneseve debitore në bashki,Ndreu: Task-forcë, Do pezullojmë lejet për…

Një pjesë e mirë e hoteleve në zonën bregdetare të Lezhës nuk paguajnë taksën e fjetjes. Kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu gjatë një takimi...

TikTok hap qendrat zgjedhore për të luftuar dezinformimin

TikTok-u zbulon planet për të nisur qendrat zgjedhore online, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur integritetin elektoral gjatë këtij viti. Platforma e shpërndarjes...

Lajme të tjera

Web TV