Aksident në Berat, plagoset një vajzë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e kësaj të shtune, një aksident është regjistruar në dalje të qytetit të Beratit, në zonën e kombinatit.

Një automjet tip Benz, me targa AA 852 VH, në të cilin udhëtonin 2 vajza është përplasur me mjetin tip Volsvagen, me targa AA 308 YR. Nga përplasja ka ngelur e plagosur pasagjerja që udhëtonte në mjetin tip Benz, me iniciale B.M.

Ajo udhëtonte së bashku me shoqen e saj J.T, që ishte në drejtimin e makinës, ndërkohë që dëmtime të lehta kanë marrë edhe 3 djemtë që udhëtonin me mjetin tip Golf, që u përfshi në aksident.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë që po kryejnë edhe veprimet paraprake për të konkluduar edhe rreth shkaqeve të aksidentit. Sipas burimeve të para hetimore, mësohet se ka qenë mjeti Benz në të cilin udhëtonin dy vajzat, ai që i ka prerë rrugën Golfit që po udhëtonte në drejtim të qytetit.

Vajzat janë kthyer në një rrugicë në dalje të qytetit dhe në përpjekje për të marrë kthesën i kanë prerë rrugën mjetit ku udhëtonin 3 djemtë.

E plagosura B.M është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Ndihmës Sekretari amerikan në Shqipëri, takim në SPAK me Altin Dumanin

Ndihmës Sekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në SHBA, Todd D. Robinson...

Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë/ Mjeku i Tapizës: Nëna s’ka ardhur kurrë për vizitë

Mjeku i Qendrës Shëndetësore Tapizë, Ismail Kozi ka folur për Report Tv pas rastit të rëndë, kur nëna vrau foshnjën duke e hedhur në...

Çfarë ndodhi? Ish-presidenti amerikan Barack Obama takon Sunak në një vizitë të papritur

Ish-presidenti amerikan Barack Obama zhvilloi sot një takim me kryeministrin britanik, Rishi Sunak në një vizitë kortezie në Downing Street, sipas “The Independent”. Ish-presidenti amerikan,...

Bixhozi “fundos” Bruno Mars, 50 milionë dollarë borxh në kazino

Gati 50 milionë dollarë borxh i ka kantautori i njohur Bruno Mars kazinosë MGM Grand në Las Vegas, borxh ky i grumbulluar që nga...

Festë e madhe sot në Tiranë/Nga Ramë Lahaj tek këngëtarja e njohur nga Maqedonia e Veriut

Tenori i famshëm Ramë Lahaj është një prej artistëve më të suksesshëm shqiptarë, zëri i të cilit ja ngritur peshë skenat më të mëdha...

Lajme të tjera

Web TV