“Blegtoria po shkon drejt një rënie të lirë”, Meta bën apelin: Kjo qasje duhet të ndryshojë një herë e përgjithmonë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Meta  nëpërmjet një statusi në facebook ka shkruar që blegtoria, një nga sektorët më të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare po shkon drejt një rënie të lirë.

Meta ka shkruar që braktisja e bujqësisë dhe blegtorisë po po shpopullon zonat rurale dhe më të bukura të vendit.

“Shqipëria është e fundit në rajon sa i takon mbështetjes së bujqësisë”, ka shkruar presidenti Meta./Jo.Be/Fjala.al

Statusi i plotë i presidentit Meta: 

Blegtoria, një nga sektorët më të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare, për fat të keq, ashtu siç tregojnë dhe indikatorët e INSTAT, pas vitit 2017, po shkon drejt një rënie të lirë.

Braktisja e bujqësisë dhe blegtorisë po shpopullon zonat rurale dhe më të bukura të vendit, ndërkohë që miliarda euro jepen për koncesione të dyshimta dhe tendera “sekrete”.

Shqipëria është e fundit në rajon sa i takon mbështetjes së bujqësisë.

Kjo qasje duhet të ndryshojë një herë e përgjithmonë! ??

Të fundit

Arrestimi i Evis Berberit, ja kush emërohet në krye të ARRSH-së

Qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit të...

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

ZVICËR- Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu në Wauwilermoos i Lucernit, ku ishte i dënuar me kusht. Ai rezulton i dënuar për kundërvajtje...

Aplikacioni Telegram rrezikon bllokimin në Rusi, Kremlini: Po përdoret nga terroristët

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar sot se aplikacioni i komunikimit Telegram dhe krijuesi i tij Pavel Durov duhet t’i kushtojnë më shumë...

Këshilli Bashkiak miraton bonusin e qerasë për familjet e Kombinatit

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi listën e familjeve të Kombinatit, të cilat përfitojnë bonus qiraje pasi banesat e tyre u prekën nga procesi i...

Sterilizimi/ Ilir Beqaj zbulon detaje nga dosja hetimore: Kemi bërë kërkesë për…

Pas daljes nga SPAK ku u njoh me dosjen hetimore për Sterilizmin, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, tha...

Lajme të tjera

Web TV