COVID-19/Rreth 400 pacientë me koronavirus në një javë, si ndryshoi kurba e infektimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ulja e temperaturave, si dhe hapja e shkollave është shoqëruar me rritje të rasteve aktive me COVID-19 në vend. Gjatë javës së fundit vihet re një trend në rritje i numrit të personave të infektuar me koronavirus, me 400 raste më shumë. Kur kanë kaluar rreth dy javë nga hapja e shkollave, e cila është shoqëruar me evidentim të rasteve pozitive me virus mes arsimtarëve dhe nxënësve, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u bën apel nxënësve në shkollë që të zbatojnë masat anti-Covid për të mbrojtur shëndetin, teksa u bën thirrje prindërve të drejtohen tek urgjencat pediatrike, për të shmangur fluksin në QSUT.

Nga Ina Allkanjari

Fatalitetet prej COVID-19 në vend vijojnë të paraqiten me shifra të larta. Gjatë javës së fundit konkretisht, prej datës 19 shtator deri më datë 25 shtator, 15 qytetarë kanë humbur betejën me koronavirusin. Ditë pozitive është paraqitur 24 shtatori, pasi nuk është shënuar asnjë humbje jete prej virusit, ndërkohë shifrat e shtrimeve në spital të personave të infektuar vijojnë të jenë të qëndrueshme. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se një javë më parë, datë 19 shtator në dy spitalet Covid, në Spitalin Infektiv dhe në atë “Shefqet Ndroqi” kanë rezultuar të shtruar 178 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë të intubuar.

Ndërkohë, situata paraqitet pothuajse e njëjtë edhe më 25 shtator, ku rezulton se në dy spitalet Covid po trajtohen 178 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar. Shqetësuese shfaqen rastet aktive të cilat vijojnë të jenë në rritje, ndonëse çdo ditë mbi 50 qytetarë figurojnë të shëruar nga virusi. Gjatë një jave vihet re një trend në rritje i rasteve aktive, ku konkretisht më datë 19 shtator paraqiten 4980 raste aktive me koronavirus, ndërsa më 25 shtator kjo shifër ka shkuar në 5363 raste, pra rreth 400 persona më shumë të infektuar.

Kur kanë kaluar rreth dy javë nga hapja e shkollave, e cila është shoqëruar me evidentim të rasteve pozitive me virus mes arsimtarëve dhe nxënësve, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u bën apel nxënësve në shkollë që të zbatojnë masat anti-Covid për të mbrojtur shëndetin. “Ruani distancën jo më pak se 1,5 metër nga të tjerët; lejoni t’ju matet temperatura; lani shpesh duart me ujë e sapun ose dezinfektojini ato; vendosni maskën ose barrierën mbrojtëse prej tekstili; shmangni këmbimin e mjeteve mësimore më njëri-tjetrin; për çdo shqetësim në shkollë, lajmëroni mësuesin kujdestar”, deklaron ministrja e Shëndetësisë.

Më tej Manastirliu u bën thirrje të gjithë prindërve në Tiranë, që në këtë periudhë të vështirë të epidemisë, të shmangin fluksin në QSUT. Sipas ministres Manastirliu, prindërit mund të drejtohen pranë qendrave shëndetësore, pasi shërbimi për urgjencat pediatrike garantohet 24 orë në 7 ditë të javës.

Një apel për të gjithë prindërit, mos i dërgoni fëmijët direkt në QSUT, por drejtohuni pranë qendrave shëndetësore afër vendbanimit. Dhe është mjeku juaj pediatër që e vlerëson nëse ka nevojë për trajtim në QSUT. Duhet të shmangim sa më shumë flukset në QSUT, sidomos në këtë periudhë”, u shpreh Manastirliu. Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore të Laprakës, një prej 4 qendrave shëndetësore të Tiranës që do të shërbejë 24 orë për urgjencat pediatrike, Manastirliu theksoi se janë marrë masat për ta përballuar fluksin në sezonin e vjeshtë-dimrit.

Lexo edhe :  Komisioni për TIMS/ "Ju vidhni, ne trembemi", Gogu shpërthen ndaj Salianjit

“Duke filluar nga 1 tetori, katër qendra shëndetësore në Tiranë do të ofrojnë, me ekipe të përforcuara, shërbim ditë-natë për përballimin e periudhës së vjeshtë-dimrit për urgjencat pediatrike. Me vendimin tonë për të garantuar shërbimin 24 orë pa ndërprerje afër vendbanimit, synojmë të shmanget fluksi në QSUT gjatë natës”, tha Manastirliu. Më tej ministrja deklaroi se sistemi po organizohet për vaksinën e gripit, sipas një plani të detajuar, ndërsa u shpreh se po bëhen gati edhe për vaksinën e gripit, e cila këtë vit do të ketë shumëfishim të dozave, krahasuar me vjet, për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve, por edhe të të gjitha grupeve të rrezikuara.

Situata epidemiologjike

Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara me COVID-19 në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 808 testime dhe janë konfirmuar 124 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona: 57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 10 të prekur në Krujë, 8 në Fier, 4 të prekur në Korçë, Lezhë, Vlorë, Berat, Gramsh, 3 në Shkodër, Pogradec, 2 në Durrës, Delvinë, Dibër, 1 rast në Kamëz, Patos, Cërrik. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 70 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7309 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19. Aktualisht, në Spitalin Infektiv dhe në atë “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, 3 qytetarë, një 71-vjeçar nga Divjaka, një 79-vjeçar nga Korça, një 83-vjeçar nga Gramshi me sëmundje bashkëshoqëruese. Prej fillimit të pandemisë deri më sot, 373 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19. Konkretisht 177 në qarkun Tiranë , Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 25, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2. Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2, teksa apelon për mbajtjen e maskave me detyrim në ambientet e mbyllura, kujes për higjienën personale, si dhe ruajtjen e distancimit fizik.

Tabelë

(25 shtator 2020)

Testime totale                   83911

Raste pozitive                    13045

Raste të shëruara            7309

Raste aktive                        5363

Humbje jete                      3

(24 shtator 2020)

Testime totale                   83103

Raste pozitive                    12921

Raste të shëruara            7239

Raste aktive                        5312

Humbje jete                       0

(23 shtator 2020)

Testime totale                   82.233

Raste pozitive                    12787

Raste të shëruara            7139

Raste aktive                        5278

Humbje jete                       3

(22 shtator 2020)

Testime totale                   81364

Raste pozitive                    12666

Raste të shëruara            7042

Raste aktive                        5257

Humbje jete                       3

(21 shtator 2020)

Testime totale                   80539

Raste pozitive                    12535

Raste të shëruara             6995

Raste aktive                        5176

Humbje jete                      2

 

(20 shtator 2020)

Testime totale                79730

Raste pozitive                 12385

Raste të shëruara             6940

Raste aktive                       5083

Humbje jete                              4

(19 shtator 2020)

 

Testime totale                   78886

Raste pozitive                    12226

Raste të shëruara             6888

Raste aktive                        4980

Humbje jete                      5         /Ra.My.Fjala.la/

 

 

 

 

 

Të fundit

Coachella 2024: Gratë shpëtojnë imazhin, festivali vuan një krizë identiteti

Shitjet e biletave mund të kenë mbetur prapa për javën e dyfishtë dikur të pamposhtur, por një sërë aktesh...

Izraeli ka përshpejtuar ndërtimin e vendbanimeve në Jerusalemin Lindor

Ministritë dhe zyrat e qeverisë prapa projekteve më të diskutueshme, të cilat do të krijojnë mijëra njësi banimi Nga Jason Burke/Jerusalem Qeveria e Izraelit ka përshpejtuar...

Raketat e Iranit u rrëzuan – por ato gjithsesi dhanë atë që Teherani priste

Sulmi ekspozoi kufijtë e gatishmërisë së SHBA-së për t'u tërhequr në një konflikt më të gjerë. Kjo mund të zbusë lëvizjen e radhës të...

Ndalimi i autobusëve të Kosovës në Serbi/ BE: U shkel marrëveshja për lëvizjen e lirë

Bashkimi Evropian është i informuar për rastin e ndaljes së udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova nga autoritetet e Serbisë dhe është duke ndjekur situatën...

Mblidhet sot Kuvendi, Nasip Naço interpelancë me ministrin Peleshi

Mblidhet sot Kuvendi. Në seancën e sotme plenare, si pikë e parë e rëndit të ditës është interpelanca me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi,...

Lajme të tjera

Web TV