Çuçi i përgjigjet Metës: Ka zgjedhur të bëjë fushatë me postin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi i është përgjigjur Ilir Metës i cili pak orë më parë ngriti shqetësimin mbi braktisjen prej 2017 të bujqësisë dhe blegtorisë duke shpopulluar zonat rurale.

Përmes një komenti të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Çuçi thotë se Meta po bën fushatë me postin e tij, teksa i kujton se kur ishte zv/kryeministër në qeverinë Berisha vetëm 202 milionë lekë shkonin për blegtorinë.

Po ashtu Çuçi i përmend se deri në 2017 kur ministrinë e kishte LSI numri i përfituesve zbriti nga 2178 fermerë në 2021 në 844 pas 5 vitesh.

Ndërkohë Çuçi thekson se sot 3754 fermerë përfitojnë nga buxheti i shtetit, dhe në dispozicion janë 727 milionë lekë.

Sipas tij këto fakte refuzon t’i shohë Presidenti i cili është vetë në ‘rënie të lirë’ që po bën udhëheqësin e dëshpëruar të opozitës.

REAGIMI NGA BLEDI ÇUÇI

Kreu i shtetit që ka zgjedhur të bëjë fushatë me postin e Presidentit në shkelje të hapur të Kushtetutës edhe sot kur foli për blegtorinë thotë të pavërteta.❌ Kur ai ishte zëvendës i qeverisë së Saliut në vitin 2012, nga buxheti i shtetit mbështetja për blegtorinë ishte vetëm 202 milionë lekë dhe numri i përfituesve 2178 fermerë.? Kur partia e tij la drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë në vitin 2017 numri i përfituesve zbriti frikshëm në vetëm 844 fermerë. ? Numri më i madh i përfituesve ka qenë në tri vitet e fundit, duke arritur në 3754 fermerë në vitin 2020 me një buxhet plot 727 milionë lekë.✅ Në këtë vit masa e përfitimit është më e madhja për krerë, krahasuar me vitet e mëparshme.? Po kështu, edhe numri i përfituesve dhe fondi i përdorur është më i madhi në gjithë periudhën (2012-2020).✍ Nga Skemat Kombëtare për periudhën 2017-2020 kanë përfituar drejtpërdrejt 13800 fermerë dhe agrobiznese nga masat mbështetëse direkte dhe projekte investimesh me një fond të përdorur prej rreth 3.5 miliardë lekësh. ➡️ Kurrë më parë s’ka pasur një mbështetje të tillë për bujqësinë në tërësi dhe sektorin e blegtorisë. ???? Kemi nisur ndërkohë reformimin e Shërbimit Veterinar, i cili mori një goditje fatale në vitet kur partia e Presidentit drejtonte Ministrinë e Bujqësisë.? Fermerët do të përfitojnë vaksinim dhe matrikullim falas për kafshët blegtorale dhe do të mbulohet me shërbim i gjithë territori i vendit. ?Faktet që kreu i shtetit refuzon t’i shikojë, dëshmojnë se në “rënie të lirë” nuk është bujqësia, por vetë Presidenti që ka braktisur rolin kushtetues për të bërë udhëheqësin e dëshpëruar të opozitës pa shpresë.

Lexo edhe :  Meta reagon nga burgu/ Skraparllinjtë janë njësha, e dinë që 5 është për të kaluar klasën

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunojnë zyrtarin e njësisë administrative, çështja në SPAK!

Një incident ka ndodhur në Bulqizë pas një takimi elektoral të Partisë Demokratike. Policia thotë se deputeti demokrat, Xhelal...

Pas ndarjes, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në konflikt me njëri-tjetrin

Jennifer Lopez dhe ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck , thuhet se janë në mosmarrëveshje për shitjen e rezidencës së tyre në Beverly Hills, prej...

Pas largimit nga politika, Monika Kryemadhi do të jetë aktore në një film

E ftuar në Debat në A2 CNN, Monika Kryemadhi zbuloi dhe projektin e saj të ri në të cilin është angazhuar, i cili e...

Mbi 128,000 besimtarë nderojnë Papën, Bazilika e Shën Pjetrit e hapur deri në 7 pasdite

Sipas të dhënave nga Salla e Shtypit e Vatikanit, deri këtë mëngjes, mbi 128,000 besimtarë kanë kaluar për të nderuar arkivolin e Papës Françesku. Pjesëmarrja...

“Vota juaj ka peshë”/ Topalli mesazh shqiptarëve në diasporë: Ju jeni shpresa!

Drejtoresha politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, ka shpërndarë një mesazh inkurajues për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë. Ajo falenderoi ata...

Lajme të tjera

Web TV