Dokumenti i rrallë, gjyshi i Edi Ramës një kampion në garat me makina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar publikisht se ai jo vetëm që nuk di t’i japë makinës, por nuk disponon as patentë. Ndërkohë që për gjyshin e tij, duket se përveç se një shofer i zoti, është zbuluar se ka qenë edhe fitues i njërës prej garave të para me automjete të mbajtura në vendin tonë.

Kjo vërtetohet përmes një dokumenti të zbuluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, ku citohet se Vlash Rama ka fituar garën me makina me të cilën ka zënë vendin e parë, e mbajtur në vitin 1931.

“Kategoria e Madhe 1500 e lartë fitues Vlash Rama prej Durrësi, veturë marka R30 dhjetë km. 26 me 21 minuta”, thuhet ndër të tjera në dokument.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkikave e shoqëron dokumentin e rrallë edhe me mbishkrimin: “A e dini se në Shqipëri vite më parë janë zhvilluar gara automobilistike? Ishte 24 shtatori i vitit 1929, kur u zhvillua gara e parë. Me këtë rast po sjellim dokumente interesante mbi zhvillimin e edicionit të dytë, të vitit 1931, të këtyre garave, ku përmenden emrat e garuesve, vendi se ku zhvillohej edhe lloji i automjeteve që garonin”. /Ra.My.Fjala.al/

 

 

Të fundit

Fabrika false e parave i bën gjëmën bizneseve, hedh në treg shumën marramendëse

Katër burra prodhuan monedha të falsifikuara me vlerë të madhe në dollarë. Ky është një nga rastet më të...

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i (VIDEO)

Ai është njëri nga rap-artistët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili tashmë shquhet për hitet që ka...

Java e pashkës katolike/ Besimtarët përgatisin vezët e kuqe

Kjo është java e shenjtë e besimtarëve katolikë që kulmon të dielën e pashkës. Kjo e enjte shënon ditë e parë të treditëshit të...

Himara me dy kryetarë në burg, prefekti Tavo: Ja si do të zgjidhet drejtuesi i Bashkisë

Me dy kryetarë bashkie në burg, Himara ka mbetur përkohësisht pa një drejtues. Një situatë e paprecedentë ku kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 14...

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos, nuk ka të lënduar

Një apartament në katin e katërt të një pallati në Patos është përfshirë në flakë si pasojë e një defekti të bombolës së gazit. "Rreth...

Lajme të tjera

Web TV