I dënuar me 4.8 vite burg për shitje të lëndëve narkotive, arrestohet 54 vjeçari/ Në pranga dhe një i ri nga Lushnja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 54-vjeçar me iniciale Y.D., I dënuar me 4.8 vite burg.

54-vjeçari ishte I denuar për kultivim kanabisi.

Ndërkohë që policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 26-vjeçar me iniciale J.H. pasi kultivonte kanabis në fshatin Plug. 26 vjeçari ka qenë I denuar dhe më parë për kultivim kanabisi./Jo.Be/Fjala.al

Njoftimi i policisë:

  1. D., 54 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i 54-vjeçarit u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Plug, konstatuan të mbjella disa bimë narkotike cannabis sativa. Nga hetimet e kryera rezulton se autor i kultivimit të këtyre bimëve është shtetasi J. H., 26 vjeç, banues në Plug, Lushnje( i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”).

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën disa doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe heroinë si edhe fara bime narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë 26-vjeçarin për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, si edhe proceduan penalisht për “Moskallëzim krimi” shtetasin e mitur A. D., pasi ka patur djeni për këto bimë të kultivuara dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet!

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë...

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gramë ia doli të fitojë betejën për jetën....

As Meritoni nuk do ta njihte, Ilnisa bën ndryshimin drastik në pamje (Foto)

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me Meritonin, ka qenë tepër aktive...

A mund ta zgjidhë FMN krizën e borxhit të botës së varfër?

Tashmë janë bërë katër vjet që kur vendet e para të varfra u zhytën në dështim për shkak të shpenzimeve spirale nga shpenzimet për...

OBSH lëshon një paralajmërim urgjent për gripin e shpendëve

Gripi i shpendëve  është zbuluar në ‘përqendrime shumë të larta’ në qumësht, njoftuan zyrtarët shëndetësorë. Organizata Botërore e Shëndetësisë  (OBSH) tha të premten se...

Lajme të tjera

Web TV