Ish-Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura padit presidentin Ilir Meta dhe ministren Olta Xhaçka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku, ka paditur në Gjykatë presidentin Meta dhe ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Mësohet se Kollçaku ka kërkuar që dekreti i lirimit të tij nga detyra një muaj para se ti mbaronte mandati të shfuqizohet.

Së pari ai kërkon të shfuqizohet dekreti i presidentit Meta që si ka dhënë atij gradën madhore Gjeneral Brigade.

Së dyti shfuqizimin e dekretit të presidentit që e ka nxjerrë atë në lirim. Përkatësisht “Shfuqizimin e Dekretit nr. 11571 date 29.7.2020 te Presidentit të Republikës së Shqipërisë, për lirimin e Gjeneral Brigade Bardhyl Myrteza Kollçaku nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, raporton Report Tv.

Kollçaku kërkon që atij t’i paguhet paga nga 29 korriku deri në 29 gusht, ditë në të cilën i mbaronte mandati, ndërsa kërkon që nga data 29 gusht kur i përfundonte ligjërisht mandati të paguhet me pagën sipas gradës Gjeneral Major deri në emërimin e tij në funksionin sipas gradës.

Bardhyl Kollçaku i la vendin Bajram Begaj në 30 qershor të këtij viti, pas tre vitesh në detyrë si Shef i shtabit të Forcave të Armatosura.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Nënën mund ta zëvendësojë edhe ujkonja, po shoqërinë nuk e zëvendëson dot kush

Nga Çapajev Gjokutaj  Mirë e kishe shkruar statusin e sotëm – më tha arkëtarja e marketit, juriste në profesion –...

“Fuqizimi i grave”/ Meta: Gratë në PL do shpërthejnë. Çantat e shtrenjta dhe takat…

Partia e Lirisë po mban tryezën me temë “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave – garanci për një të ardhme më të mirë për...

Protesta e dhunshme para bashkisë Tiranë, tre të arrestuar

Policia e Tiranës ka vë në pranga tre persona pas protestës se dhunshme, që u mbajt një ditë më parë pranë bashkisë së Tiranës. Ata...

Faturat e papaguara të energjisë elektrike, OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm

OSHE Group ka prezantuar skemat lehtësuese deri në fund të vitit 2024, për detyrimet e papaguara të energjisë. Skemat e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve...

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Nga Azgan Haklaj Ndonëse ndaj pikpamje thellësisht të kundërta politike e civile me Ilir Metën (Metajn) do ta suportoja nëse do vezhgoja një moment të...

Lajme të tjera

Web TV