Moti i keq/ Xhaçka: Deri tani situata është e qetë, por mund të kemi probleme të papritura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Mbrotjes, Olta Xhaçka, ka treguar se moti i keq me reshje të dendura se shiu dhe erë të fortë do të vazhdojë këtë të shtunë në një pjesë të mirë të territorit shqiptar.

Xhaçka thotë se situata deri më tani është e qetë dhe garanton se falë masave të marrë deri më tani, nuk do të përsëriten përmbytjet e viteve të kaluara në Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier apo Gjirokastër.

Po Xhaçka paralajmëron se mund të dalin probleme të papritura prej reshjeve dhe për këtë arsye autoritetet janë në ‘këmbë’ për të ndërhyrë në çdo rast.

DEKLARATA NGA OLTA XHAÇKA

Informacionet e marra nga Instituti i Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit dhe nga qendrat sinoptike homologe të vendeve fqinjë flasin për një fundjavë të karakterizuar nga stuhi dhe reshje të mëdha shiu, të cilat mund të jenë shkak për përmbytje në disa zona, kryesisht në prefekturat Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier apo Gjirokastër.

Me qëllim marrjen e masave parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale në nivelin lokal dhe qendror, Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në bazë të ligjit “Për Mbrojtjen Civile” njoftoi në kohë prefekturat dhe pushtetin vendor, të cilët në bazë të ligjit janë reaguesit e parë në raste emergjencash.

Në këto dy vjet të kalimit të menaxhimit të emergjencave civile në përgjegjësi të drejtpërdrejtë, Ministria e Mbrojtjes krahas përballimit të fatkeqësive ka pasur vëmendje të vecantë tek ndërhyrjet, për parandalimin e dëmeve që vijnë nga fatkeqësitë natyrore. Është edhe fale këtyre ndërhyrjeve të FA, mbështetur nga pushteti vendor, që sot, pavarësisht se rreshjet kanë qenë dhe do të jenë intensive, situata, deri në momentin që flasim paraqitet e qetë, dhe vendbanimet që çdo vit kanë paraqitur situata të vështira përmbytjesh, nuk duket se mund t’i ekzpozohen rrezikut të përvitshëm.

Që prej vitit 2018, Ministria e Mbrojtjes duke vlerësuar rreziqet e shkaktuar nga përmbytjet si një nga fatkeqësitë kryesore që prekin territorin e Republikës së Shqipërisë, ka ndërhyrë masivisht në forcimin e argjinaturave të lumenjve në disa nga zonat më të rrezikuara.

Në bashkëpunim me bashkinë Fier, efektivët e FA kanë përfunduar forcimin e argjinatura në lumenjtë Vjosa e Seman, duke kontribuar në sigurinë e banorëve të një zone që përmbytej çdo vjeshtë e pranverë. Falë projektit të përbashkët të Ministrisë së Mbrojtjes dhe bordit të kullimit, tanimë edhe segmenti Gosë – Ballaj në lumin Shkumbin, përroi Grykë Manati, përroi i Troshanit, ai i Pllanë – Zejmen dhe derdhja e përroit të Gorishovës janë më të sigurta, ç’ka ka bërë të mundur që pavarësisht reshjeve të dendura të ditëve të fundit, të mos përsëriten situatat e përvitshme apokaliptike në Shkodër, Fier, Vlorë, Lezhë etj sa herë që lumenjtë, për shkak të motit të keq dilnin nga shtrati. Vetëm gjatë vitit të fundit janë pastruar 450 km kanale ujrash, ç’ka ka sjellë ndikim të menjëhershëm në mbrojtjen e tokave nga vërshimi i ujit.

Lexo edhe :  LAJM I FUNDIT/ Presidenti Bajram Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura

Në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe PNUD-in, Ministria e Mbrojtjes po punon edhe për hartimin dhe zbatimin e studimeve të fizibilitetit dhe të strategjive për zvogëlimin e rriskut ndaj fatkeqësive dhe për herë të parë, Emergjencat Civile në Shqipëri do të kenë shume shpejt module specifike, të ndërtuara në bashkëpunim me Bashkimin Europian, për të ndërhyrë në kohë reale në rastë tërmetesh, zjarresh e përmbytjesh.

Edhe pse gjatë këtyre ditëve, fatmirësisht për të gjitha arsyet që rendita më sipër, nuk kemi pasur te njëjtat situata me të cilat jemi përballur thuajse çdo vit, kryesisht në ato zona të cilësuara si zona të kuqe, moti i keq sërish mund të na ekpozojë në situata te papritura. Sistemet e kanalizimeve të dëmtuara, ndërtimet e pakontrolluara në zonat e rrezikuara, kolektorët e bllokuar e problemet e ndryshme që kanë ardhur nga zhvillimi kaotik i territorit i deri pak viteve më parë, sërish na ekspozojnë në probleme të mundshme sa herë prurjet paraqiten të jenë të një intensiteti të lartë.

Për këtë arsye, strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor, bashkitë dhe prefekturat, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit janë në gatishmëri dhe të mirëkoordinuara për të reaguar në kohë dhe me efikasitet.

Jam shpresëplotë se, falë asaj ç’ka kemi bërë, nuk do të përsëriten më situatat e viteve të shkuara, veçanërisht në Shkodër, Fier, Vlorë e Lezhë. Megjithatë, marr shkas t’i bëj apel çdo qytetari, që në rast rreziku nga përmbytjet të njoftojnë strukturat e tyre vendore të emergjencave civile, për të ndërhyrë në kohë apo te telefonojnë nr e emergjencave 116 – 116.

Bashkitë, prefekturat, specialistët e Mbrojtjes Civile në të gjithë vendin kanë koordinuar planet e masave dhe janë të angazhuar e të gatshëm, për çdo operacion ndërhyrjeje në ndihmë të kujtdo që mund të ketë nevojë e që rrezikohet nga shirat e vrullshëm, në mënyrë që mos cënohet asnjë jete njeriu, e të bëhet gjithë sa mundet për të parandaluar dëmet në bujqësi e blegtori.

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Investimet e huaja arrijnë rekord në vlerë, por investitorët realë nuk na duan

Në vitin 2022 investimet e huaja direkte arritën në 1.4 miliardë euro, duke shënuar një rekord historik. Edhe për...

19 mars 1721 Klementi XI, vdes në Romë Papa me origjinë arbërore

Më 19 mars të vitit 1721, vdiq në Romë Klementi XI, Papë nga 1700 – 1721. Papa Klementi XI ishte papa i 243 i...

Bie nga shkallët, humb jetën shqiptari baba i dy fëmijëve (Emri)

F.Rroshi, një 41-vjeçar shqiptar që jetonte në Cologna Veneta, në Veneto të Italisë, humbi tragjikisht jetën si pasojë e një ngjarje aksidentale të ndodhur...

“Jam rrugës për të gjetur Kate”, Kim Kardashian bën humor me “zhdukjen” e princeshës

Mes spekulimeve të vazhdueshme rreth shëndetit dhe vendndodhjes së Princeshës së Uellsit, Kim Kardashian ka injektuar një dozë humori me një postim në Instagram....

Ja pse një këngë na kthehet gjithmonë… dhe truket për ta hequr qafe atë

Psikologji Nëse një këngë të “përndjek” nuk është vetëm çështje këngëtarësh dhe muzikantësh të preferuar, por edhe dinamika psikologjike e deshifruar. Këtu ata janë.   Edhe...

Lajme të tjera

Web TV