“Shkoj ku më thotë partia”, Flamur Noka tregon në cilin qytet do kandidojë si deputet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka ka thënë se nuk e la ai qarkun e Kukësit, por në konsultim me partinë u mor vendimi për të garuar në Tiranë.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Noka sqaroi për gazetaren Nisida Tufa, se ky vendim ka ardhur si pasojë e nevojës që ka partia, duke thënë se është punëtor i vjetër i PD, dhe gjithmonë do japë kontributin e tij, si dhe ku ka nevojë partia.

Pyetje: Ju keni lënë Kukësin për Tiranën, pse ndodhi kjo?

Noka: Unë jam një punëtor i vjetër partie, jam rritur në këtë parti, përgjithësisht kam zbatuar një parim, parimi është ky: Forca ime politike që më ka rritur që ka investuar te unë, unë do t’i përgjigjem ku të jetë nevoja.

Pyetje: Ju vjen keq?

Noka: Sigurisht ndjej keqardhje, por kur rrethanat kërkojnë që duhet të japësh më shumë në një vend tjetër duhet të shkosh patjetër.

Pyetje: Përtej kësaj që thoni, personalisht si e shihni këtë lëvizje? Për elektoratin tuaj në Kukës?

Noka: Absolutisht i mbetem besnik elektoratit tim, por jam besnik dhe ndaj forcës sime politke. Unë jam i katapultuar, jam i rritur në këtë parti. Përpara privilegjeve të mia do vendos partnë, prevalon nevoja për kontribut. Kjo lëvizje është bërë në konsultim. Nuk është puna ku dua unë të rri, por ku ka nevojë partia.

Pyetje: Sa të vështirë e shihni garën në Tiranë?

Noka: Jam rritur mes garash dhe betejash, kështu që një njeri që është rritur në këtë mënyrë, nuk i ka problem fare garat.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Posht Ballkonit

Nga Edison Ypi   S'ka më të pabesë dhe më të rrezikshëm, s'ka dërrasë më të kalbur se një grusht fanatikësh...

Osmani: Është arritur pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për dinarin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se çështja e dinarit serb në Kosovë duhet të zgjidhet me urgjencë dhe se tashmë ekziston pajtueshmëri...

Tabaku: Presidenti kundër Kushtetutës dhe trashëgimisë kulturore

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas dekretimit të Ligjit të Zonave të Mbrojtura nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj. Tabaku u...

Bardhi: Presidenti humbi mundësinë për të qenë shërbyes i interesit publik

Gazment Bardhi, ka reaguar pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi ligjin për Zonat e Mbrojtura. Deputeti e konsideroi këtë si një “mundësi të humbur” nga...

Diola Dosti rigjen dashurinë, publikon foton duke puthur biznesmenin nga Kosova

Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar disa foto në Instastory ku ka zyrtarizuar lidhjen...

Lajme të tjera

Web TV