Sulmi me thikë në Paris cilësohet akt terrorist, ja çfarë zbardhin hetimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia franceze tha të shtunën se kishin ndaluar një individ i cili besohet të ketë qenë dikur shok dhome me personin që sulmoi dy njerëz në Paris pranë ish zyrave të revistës satirike “Charlie Hebdo”.
Mbrëmjen e së premtes policia la të lirë një algjerian 33-vjeçar, i cili ishte dëshmitar dhe kishte “ndjekur sulmuesin”, pasi hetuesit vërtetuan pohimet e tij.

Deri mëngjesin e së shtunës, shtatë njerëz ishin të ndaluar në lidhje me sulmin e së premtes, përfshi të dyshuarin si autor të sulmit.

Sulmuesi u identifikua si një burrë 18-vjeçar nga Pakistani, i cili kishte arritur në Francë para tre vitesh si një i mitur i pashoqëruar.

Autoritetet franceze filluan një hetim kundër terrorizmit pas sulmit të së premtes.

Në një intervistë me stacionin televiziv “France 2”, ministri i Brendshëm i atij vendi Gerald Darmanin tha se sulmi ishte, “qartësisht një akt terrorizmi islamik”.

“Në mënyrë të dukshme, ishte metodë e një terroristi islamik. Nuk ka dyshim se ky është një sulm i ri i përgjakshëm kundër vendit tonë, kundër gazetarëve, kundër shoqërisë tonë”, tha zoti Darmanin.

Prokurori francez kundër terrorizmit, Jean-Francois Ricard, tha se autori i dyshuar ishte arrestuar së bashku me një individ tjetër jo shumë larg nga vendi ku ndodhi sulmi.

Zoti Ricard tha se sulmuesi nuk i kishte njohur viktimat, një grua dhe një burrë nga një kompani prodhimi dokumentarësh të cilët ishin duke pirë cigare gjatë një pushimi. Nuk është ende e qartë motivi për sulmin dhe nëse ai kishte ndonjë lidhje me revistën satirike “Charlie Hebdo”.

Militantët islamikë sulmuan zyrat e revistës “Charlie Hebdo” në vitin 2015 duke vrarë 12 njerëz. Ndërkohë në Paris po zhvillohet një gjyq për terrorizëm ndaj 14 individëve të akuzuar si bashkëpunëtorë në atë sulm.

Lexo edhe :  Shkoi për të zvogëluar gjoksin, 33-vjeçarja tregon tmerrin e përjetuar: Ishte thertore...

Revista “Charlie Hebdo” zemëroi shumë myslimanë duke publikuar karikatura të Profetit Muhamet, dhe para fillimit të gjyqit revista ribotoi disa nga ato karikatura.

Javën e shkuar, policia zhvendosi shefen e burimeve njerëzore të revistës nga shtëpia e saj pasi ajo ishte shënjestër e kërcënimeve me vdekje rreth fillimit të gjyqit./VOA/

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Ilir Beqaj zyrtarisht i pandehur për “Streilizimin”

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është zyrtarisht i pandehur për dosjen e sterilizimit. Akuza e shpërdorimit të detyrës iu...

Kryebashkiaku i Libohovës merret si i pandehur nga SPAK

  Leonard Hide, kryetari i Bashkisë së Libohovës, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shpërdorim detyre. Sipas hetimeve në vitin 2021, kur...

Bie franga zviceriane, euro asnjë përmirësim/ Kursi i këmbimit, 19 Mars 2024

Sot, më 19 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet 95.6 lekë. Euro sot blihet me 103.1 lekë, ndërsa...

“Kthehet” Berisha, ikën Basha

Parlamenti   Pas marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit më 15 mars, deputetët që mbështesin Berishën i janë kthyer dje jetës parlamentare, ndërsa ata që...

Shi dhe shtrëngata/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e martë vendi ynë do të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i ndikimit të periferisë së një qendre të ulëtpresioni me...

Lajme të tjera

Web TV