Ditë tersi për skuadrat e mëdha/ City dhe Bayern turpërohen në kampionat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e sotme ka qenë një ditë “Jo” për dy skuadra ‘Big’ si Bayern Munich dhe Manchester City. Këta të fundit janë turpëruar nga 5-2 në shtëpi.

“Dhelprat” janë bërë skuadra e parë në historinë e Premier League që kanë shënuar tre penallti në një ndeshje të vetme. Ndërkohë, për herë të parë pas 686 ndeshjes si trajner, Pep Guardiola ka parë skuadrën e tij të pësojë 5 gola. Kjo sfidë ka thyer rekorde të tjera pasi ka qenë hera e parë në 438 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet në Etihad Stadium që Manchester City ka pësuar pesë gola. Vardy tre herë, Maddison dhe Tielemas ishin autorët e golave për Leicester ndërkohë që nga City shënuan Ake dhe Mahrez. Ky i fundit përjetoi humbje të thellë ndaj ish-skuadrës së tij.

Më herët ishte edhe Bayern Munich që mori një humbje befasuese ndaj Hoffenhaim në transfertë. Goli i Kimmich shërbeu vetëm për statistika pasi dopieta e Kramaric me golat e Dabbur dhe Bicakcic gjunjëzuan kampionët e Gjermanisë dhe Europës.

Bayern Munich pëson një disfatë pas 23 ndeshjesh radhazi dhe pëson 4 gola nga modestët e Hoffenheim. Kjo sfidë mesa duket do të jetë si referencë nga Hansi Flick për ti thënë skuadrës të qëndrojë me këmbë në tokë.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Nga Azgan Haklaj Ndonëse ndaj pikpamje thellësisht të kundërta politike e civile me Ilir Metën (Metajn) do ta suportoja nëse...

Bienalja ndriçon ‘natën’ e të burgosurve femra

Pavioni i Selisë së Shenjtë në shtëpinë e burgut femëror Guidecca Nga Roberto Nardi Dy këmbë të stërmëdha dhe të ndotura zbathura ishin pikturuar në murin...

Përkthimi psikologjik i magjisë së eventit Miss & Mister Durrësi 2024

Nga Fatmir Minguli     Të shkruash për ngjarjen e natës së 5 prillit 2024 që u zhvillua në Pallatin e sportit ‘Ramazan Njala” në Durrës  nuk...

Ramazan Hushi me një libër që të vë në mendime

(Rreth romanit “Përmendorja e Djallit”) Shpendi Topollaj Po të nisesh nga ngjarjet që rrokin jo vetëm një qytet tonin pas rënies së komunizmit, por krejt Shqipërinë...

Një “Engjëll” vdekje, ylli argjentinas që vriste gjithkënd me gjakftohtësi

Nga Leonard Veizi Atij i pëlqente aq shumë rreziku, sa mund të rrezikonte deri në fund pa iu dhimbsur asgjë. Nuk ish në peshore as...

Lajme të tjera

Web TV