Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Trump zbulon prapaskenat: Hoti dhe Vuçiç u përqafuan (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka zbuluar një prapaskenë nga marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.  Në rolin e ndërmjetësit në këtë marrëveshje, ai u shpreh se udhëheqësit e dy vendeve, Hoti dhe Vuçiç u përqafuan në Zyrën Ovale.

“Unë ju thashë: pse po luftoni e po e vrisni njëri-tjetrin. Ata kanë shumë dallime, përfshirë dallimin fetar, ma merr mendja, dhe ju thashë “çfarë po bëni”, të bëjmë një marrëveshje, të bëjmë paqe ekonomike dhe përfundimisht paqe. Ata erdhën në zyrën time, në Zyrën Ovale, për të nënshkruar. Ata përqafoheshin, ishte një gjë e bukur për t’u parë, ne shpëtuam shumë jetë”, u shpreh Trump.

Ai foli edhe për nominimin për Çmimin Nobel për Paqe, duke thënë se i ka thënë bashkëshortes së tij që do të kthehet herët në shtëpi për t’i shikuar lajmet në televizor, sepse do të jetë një mbrëmje e bukur, duke pritur që do ta shihte lajmin për nominimin, por një televizion, të cilin e akuzoi për lajme të rreme, nuk e kishte dhënë atë lajm.

“Unë do të duhej t’i kisha marrë 7 nominime për Nobel, por (ata që përhapin) lajmet e rreme kurrë nuk i vendosin në televizion” theksoi ai.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

T’i bëni ‘screenshot’ bisedave në WhatsApp do jetë e rrezikshme?!

"WhatsApp do sjellë një ndryshim të ri për të treguar se personi të cilit i dërguat një mesazh i...

Berisha në burg?/ Shpërthen Ngjela: Është në hall të madh, partinë do ta marrë…

Ditën e sotme i ftuar në një emision televiziv ishte i ftuar avokati Spartak Ngjela i cili ka folur për situatën politike në vend. Ish-kryeministri...

Marrëzia e Donald Trump, që do t’i turpërojë Shtetet e Bashkuara

Më shumë se pesëqind vjet më parë, Machiavelli, filozofi i praktikës politike dhe republikanizmit modern, sugjeroi, në “Diskurset mbi Livy-in”, se “nganjëherë është veprim...

Tentuan të vidhnin një biznes, arrestohen dy skifterët ‘serialë’ në Vlorë

Dy persona janë vendosur në pranga nga policia e Vlorës pasi tentuan të vidhnin një biznes në në lagjen “24 Maji”. Vlorë-Dy persona janë vendosur...

Skolioza, pse po shtohen rastet? Specialistët rendisin shkaqet

Lakimi i shtyllës kurrizore, i njohur si  gjithnjë e më shumë po prek fëmijë e të rritur. Mungesa e aktivitetit fizik, qëndrimi i gabuar për...

Lajme të tjera

Web TV