Aksident me pasojë dy persona të plagosur është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, konkretisht në afërsi të fshatit Sovjan. Një automjet ku udhëtonin burrë e grua, dyshohet se ka dalë nga rruga.
Për pasojë drejtuesi i mjetit së bashku me bashkëshorten, kanë përfunduar në spital për të marrë mjekim.
Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë.
Në vendngjarje ka shkuar edhe policia ku po punohet për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./Bl.Ba/Fjala.al