Gjoni: PD-PS-LSI si ‘Game of Thrones’, po luftojnë për interesat e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni ka shprehur pakënaqësitë se përse propozimi i tij që është bërë që në muajin janar nuk është diskutuar në Komisionin e ngritur për Reformën Zgjedhore, Zhgënjimin e ka me Damian Gjiknurin, por për këtë e ka një shpjegim.

Sipas, Gjonit kjo është bërë me qëllim që të merret parasysh vetëm ajo që do të jetë në Këshillin politik  ku do të vendosin vetë për fatin e tyre partitë e mëdha.

“Unë kam një mesazh për Gjiknurin, besoj se kanë një përgjigje të përbashkët pse nisma e deputetit nuk u trajtua të paktën një herë të vetme për t’u diskutuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Kjo tregon që ka ndoshta që ka një qëllim nga forcat e mëdha për të diskutuar vetëm ato të Këshillit Politik, për marrëveshjen e 5 qershorit që nuk bën gjë tjetër veçse ruan sistemin e vjetër. Jam shumë i zhgënjyer nga Gjiknuri, pavarësisht miqësive. S’duhet të kalonte fët e fët, por të diskutohej në Komision.

Propozim është i fisshëm. Sistem proporcional kombëtar me lista partiake të hapura, votuesit të zgjedhë deri në 5 kandidat, barazia të rritet ë Kuvend dhe propozohet krijimi i një zone zgjedhore duke shkrirë 12 qarqet në një zonë zgjedhore për ta kthyer sistemin në atë kombëtar.

Synohet ndryshimi i financimit të fushatave zgjedhore dhe marrja e masave për vjedhjen e votës. Ky propozim si i Murrizit dhe i të tjerëve lidhet dhe me element të sigurisë kombëtare. Jemi si “Game Of Thrones”, “Lufta e fronteve”, Jemi përballë një dimri të acart e komike, politik, shoqëror për shkak të COVID-it. Në SHBA qytetarët po armatosen për zgjedhjet.

Duhet kuptuar pse 3 partitë e mëdha kanë bërë çfarë është e mundur të të bllokuar zhbërjen e masakrës së 2008. Se ju keni hall se dimri do iu prek të tjerëve, inati popullor i njerëzve do jetë i frikshëm dhe ju do përballeni dhe me popullin ndaj hallin e keni të përbashkët dhe masat po i merrni bashkë që askush të mos reagojë në mënyrë të dhunshme ndaj zullumeve tuaja.

Prandaj keni refuzuar që ky propozim të trajtohet në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Propozimet e fundit me tallë Arqilenë dhe Xhamilet. Më kujton filmat e Rackapurit me vallet me gajde e me fyell në unison të plotë dhe sot ju jeni në unison me ata që janë jashtë.

Mos e ktheni Kodin Zgjedhor në Kushtetutën e vjetër që e ndryshuam në korrik, nuk bëhet fjalë për fatet individuale, por të mendojmë për fatet e këtij vendi, Do ju lutesha nëse ka mundësi, që propozimet tona në amendament, por edhe elementët e tjerë që unë kam propozuar, iu inkurajoj që ta merrni parasysh që të qetësohet situata shoqërore që unë e parashikoj që do të jetë eksplozive dhe asnjë ambasador i huaj nuk do e kontrolloj dot inatin”, tha Gjoni.

Lexo edhe :   Homazhet për 21 Janarin, zv.kryeministrja Balluku u shfaq me kapuç në kokë

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

E ardhmja e platformës TikTok në SHBA në duart e Presidentit Donald Trump

Miliona përdorues të rrjetit TikTok në SHBA i kanë sytë nga Presidenti Donald Trump, i cili i ka dhënë...

“Jo anijeve ruse në port”/ Detaje nga marrëveshja 10-vjeçare e Ramës me Zelenskyn

Janë zbardhur detajet e marrëveshjes 10-vjeçare të arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Volodymyr Zelenzky në Davos të Zvicrës, aty ku dyshja mori...

Fati i kurdëve u përcaktua 100 vjet më parë, jo nga Erdogan

Kur Kemal Ataturku po krijonte Turqinë moderne 100 vjet më parë, ai deklaroi: "Sa i lumtur është ai që thotë: "Unë jam turk". Popujt kurdë, megjithatë,...

Trump ndalon udhëtimet e refugjatëve në SHBA, ja cila është kategoria që nuk preket

Departamenti i Shtetit ka anuluar të gjitha udhëtimet e refugjatëve drejt SHBA-së. Zyrtarët janë udhëzuar të ndalojnë procesin e referimit të refugjatëve jashtë vendit dhe...

Bota kundër Trump

Kushdo që mendonte se Donald Trump nuk do të përpiqej të vinte vulën e tij në gjithçka, në radhë të parë thjesht nuk e...

Lajme të tjera

Web TV