MSH: 132 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit.

Fatkeqsisht 3 persona nuk kanë mundur ta fitojnë dot betejën me Covid, ndërkohë që nga 824 testime kanë rezultuar 132 të infektuar. Ndërkohë, lajmi i mirë është se 95 persona janë shëruar.

NJOFTIMI I PLOTE

Dr. Marjeta Dervishi
Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID

Në institucione arsimore, në biznese, në transportin publik, kudo në ambiente të brendshme dhe aty ku nuk ruhet distanca, është e domosdoshme që të vendoset maska në mënyrë të tillë që të mbulojë hundën dhe gojën.
Është një ndër masat më efikase që e kufizon përhapjen e infeksionet, sikundër është shumë e rëndësishme të respektohen rregullat e distancimit social dhe të higjienës, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 824 testime dhe janë konfirmuar 132 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki :

31 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Ura-Vajgurore.

Në 24 orët e fundit 95 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7629 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 58 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçar nga Lushnja, një 66 vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Lexo edhe :  Mori shumë vota por jo mandate/ Lapaj ankohet për sistemin elektoral: Duhet ndryshuar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve. Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.
COVID-19 – Statistika (28 Shtator 2020)
Testime totale 86378
Raste pozitive 13391
Raste të shëruara 7629
Raste Aktive 5382
Humbje jete 380 (Qarku Tiranë 180, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2632
Durrës 591
Shkodër 391
Elbasan 318
Lezhë 305
Korçë 252
Fier 244
Vlorë 198
Kukës 154
Berat 112
Dibër 107
Gjirokastër 78

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Maduro: Mafia shqiptare po përpiqet të dëmtojë zgjedhjet në Venezuelë

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka hedhur akuza të rënda ndaj një strukture të krimit të organizuar me origjinë...

“Berisha po bën gati pasardhësin, nuk është deputet!” Gazetarët nxjerrin sekretet

Raporti i AMA për fushatën elektorale zbuloi se PD dhe Sali Berisha kishin dominuar transmetimin e takimeve dhe publikimeve në media, me përqindje më...

20 mln euro në vit, trajneri i Interit largohet pas finales së Champions-it?

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, po joshet nga ideja për të provuar një aventurë në Arabinë Saudite. Arsyeja dihet, për disa miliona euro më...

“Zgjedhjet, një masakër elektorale”/ Ankohet Këlliçi: Vota e diasporës ishte kasaphanë

Drejtuesi i PD për qarkun Tiranë Belind Këlliçi ka folur për rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit.  Sipas tij ato ishin një masakër elektorale...

10 shpikje teknologjike që nuk ekzistonin në vitin 2000

Me mbërritjen e vitit 2000, ne tashmë ndiheshim sikur ishim në të ardhmen, megjithatë shumë gjëra që sot duken të domosdoshme nuk ishin ende...

Lajme të tjera

Web TV