Turqia futet në luftën Armeni-Azerbajxhan, rrezikohet përplasje me Rusinë

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Konflikti ka shpërthyer tashmë zyrtarisht dhe mosmarrëveshja mes dy vendeve deri më tani ka shkaktuar 39 viktima. Turqia është pozicionuar qartë duke mbështetur Azerbajxhanin në konfliktin me Armeninë. Separatistët armenë thonë se janë sulmuar nga ushtarët turq dhe avionë F-16 në Nago-Karabak, një zonë që është territor azer por banohet nga armenë etnikë.

Lideri i tyre, Arayik Harutyunyan thotë se Turqia po bën një ‘politikë agresive dhe ekspansioniste’ në rajon, ndërsa Ankara u zotua për mbështetje të plotë për ‘vëllezërit azerbajxhanas’.

Nga ana tjetër, Rusia mund të hyjë në konflikt si një aleate e Armenisë kristiane, duke sjellë një përballje të mundshme Rusi-Turqi.

Lufta mes dy vendeve ka shpërthyer ditën e djeshme, për rajonin e Karabak. Konflikti i shuar prej vitesh dhe është rindezur dje. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i kontrolluar nga armenët etnikë. Kur u shkëput në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra njerëz vdiqën në luftime. Ndërkohë presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka deklaruar ditën e djeshme se është i sigurtë për të rimarrë kontrollin mbi rajon.

Me.Ra\Fjala.al

Të fundit

Meta: Qeveria nuk u konsultua me mua për kufirin detar me Greqinë

Presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh se kryeministri nuk ka realizuar asnjë komunikim në lidhje me çështjen e...

PD akuza Ramës: 5 problemet e projekt-buxhetit 2021

Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti të premten hodhi akuza ndaj qeverisë “Rama” në lidhje me projektbuxhetin e 2021. Përmes...

Protesta masive kundër ashpërsimit të abortit në Poloni

Policia në Varshavë arrestoi 15 persona në protestat që shpërthyen të enjten mbrëma, pas një vendimi të gjykatës për ashpërsimin e rregullave kundër abortit. Qindra...

OFL zbarkon në Korçë, ultimatum tre të dënuarve për të deklaruar pasurinë

Juxhin Kulla, Vasfi Bedulla, Teodor Grazhdani janë tre personat që do të hetohen nga OFL për vepra të ndryshme penale. Në kuadër të zbatimit të...

Atentati ndaj biznesmenit Dhima/ Greta Matohiti: Vëllai im ishte në lokal

Katër të arrestuarit nën akuzë për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, kanë dalë ditën e sotme përpara Gjykatës së Tiranës, ku do...

Lajme të tjera

Web TV