Bilanc pozitiv në Kosovë/ 54 raste pozitive dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia nga Covid-19 në Kosovë duket se po shkon drejt një bilanci më pozitiv krahasuar me ditët ditët e kaluara.

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërkohë që pacientë të shëruar janë shënuar 72.

Nga 670 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar 54 raste poyitive.

NJOFTIMI I IKSHPK

72 TË SHËRUAR DHE 54 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 670 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 54 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15.574 raste nga 67.294 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.492 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.457.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 26 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga një rast Drenas, Obiliq, Pejë, Podujevë dhe Shtime.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Të fundit

U shtuan pas pandemisë, ja sa çështje gjyqësore presin të nisur procedurat e falimentimit

Me ligjin e falimentimit, që nisi zbatimin nga viti 2017, mbi çdo debitor qoftë biznes apo individ që nuk...

Lezhë/ Shoferi del nga makina e grushton kalimtarin, i kërkoi të priste të kalonte rrugën

Një sherr i nisur në mes të rrugës. Ai në makinë, ndërsa 44 vjeçari këmbësor. Teksa ka qenë duke kaluar rrugën në tek Ura...

Dani Alves, festë të “çmendur” pas lirimit nga burgu

Asnjë shenjë reflektimi nga Dani Alves. Ai la pak ditë më parë ambientet e burgut në Barcelonë pasi ka paguar garancinë prej një milion...

Ja çfarë ndodh me trupi tuaj nëse konsumoni çdo ditë bukë të nxehtë

Shkencëtarët francezë kanë arritur në përfundimin që produktet me tharmin e fermentuar të cilat shpesh ndodhen në bukën e nxehtë ndikojnë në rritjen e...

Ministria e Jashtme dorëzon në GJND deklaratën mbi ndryshimet klimatike

Shqipëria ka dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, deklaratën mbi detyrimet ligjore të shteteve në lidhje me ndryshimet klimatike. Ministria e Jashtme njofton se në...

Lajme të tjera

Web TV