Holanda vendos masa të reja kufizuese ndaj Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Holanda, nga sot, nis me zbatimin e masave të reja kundër koronavirusit, pasi numri i rasteve të reja në ditë i është afruar tashmë 3-mijëshit.

Shumë qytetarë, për herë të parë, do të këshillohen të vendosin maska në dyqane.

Kryeministri Mark Rutte tha se situata në tre qytetet më të mëdha të vendit – Amsterdam, Roterdam dhe Hagë – është bërë “serioze” dhe kërkon veprime urgjente.

Nga sot, njerëzit duhet t’i shmangin udhëtimet jothelbësore midis këtyre tre qyteteve, tha Rutte.

Restorantet dhe baret do të duhet të mbyllen deri në orën 22:00.

Njerëzit këshillohen të punojnë nga shtëpia, ndërsa tifozët nuk do të lejohen më të marrin pjesë në ngjarje sportive.

Veshja e maskave në Holandë është e detyrueshme në transportin publik, por Qeveria holandeze e ka shmangur deri tani sugjerimin që qytetarët të mbajnë maska brenda dyqaneve.

Masat e reja do të zgjasin së paku për tri javë.

“Natyrisht se këto masa do të kenë pasoja negative ekonomike. Por, lejimi i shpërthimit të virusit do të kishte pasoja edhe më të mëdha, përfshirë dëmtimin e ekonomisë”, tha kryeministri Rutte.

Krahasuar me fqinjët e saj, Holanda i ka shmangur kryesisht kufizimet e rrepta deri më tani.

Ky vend me 17 milionë banorë ka konfirmuar mbi 115,000 raste me koronavirus dhe mbi 6,400 viktima./REL

Të fundit

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Kauza reale e opozitës është ‘përfillja’ e Berishës

Nga Mero Baze Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë sa...

Simptomat alarmante të Ishemisë, hapat si ta parandaloni

Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandryshueshëm, njeriu mund të ndërmarrë disa masa për...

Lajme të tjera

Web TV