Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ është shprehur se rimëkëmbja post pandemisë po ndodh.
Hoti ka shkruar se nga java e ardhshme do të fillojë shpërndarja e 60 mln eurove duke dhënë kështu një lajm të mirë për qytetarët e Kosovës.
Ndër të tjera ai ka deklaruar se deri në fund të vitit do të shpërndahen 87 mln euro një fond i aprovuar nga qeveria.
STATUSI NGA AVDULLAH HOTI
#Rimekembja po ndodhë!
Fondi prej 87 mil € tashmë është aktiv dhe në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve. Nga java e ardhshme nisim me shpërndarjen e 60 mil €, ndërsa deri në fund të vitit do të shpërndahen gjithsej 87 mil € që i kemi aprovuar në Qeveri./Ra.My.Fjala,al/