Canabis në Skrapar/Efektivja e policisë dhe kryeplaku i shpëtojnë burgut, në pranga 4 të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Beratit ka caktuar sot masat e sigurisë për 6 të arretuarit 2 ditë më parë në Skrapar.

Gjatë një operacioni policor të koduar “Kanioni” janë gjetur dhe sekuestuar një sasi prej 1765 kg ‘Canabis Sativa’ e presuar.

Nga prokurori i çështjes Gentjan Abazi është kërkuar masa e sigurisë “arrest me burg” për 6 të arrestuarit, por nga gjyqtari Pëllumb Zaimi është vendosur për 4 prej tyre arrest me burg ndërsa për policen Anxhela Beshirin ka vendosur  masën “arrest shtëpie” dhe për kryeplakun e fshatit Çorogjafë, Fatos Lamaj, “Detyrim paraqitje”.

Për 4 të arretuarit e tjerë Arben Lekli, Albano Bendo, Sefedin Dokaj dhe Fatjon Beshiri, gjykata e Beratit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat.

Shtetasit e sipërpërmendur u arrestuar 2-ditë më parë nga policia në kuadër të operacionit policor “Kanioni”. Pas një hetimi 1-mujor, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Arben Lekli dhe ambientet e tjera përreth saj u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 176.5 kg lëndë narkotike “canabis sativa”.

Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim edhe administratori i Njësisë Administrative Tërpan,T.Z,për veprën penale “Shpërdorim detyre” si dhe u proçedua në gjendje të lirë shtetasi 14-vjeçari T.Beshiri, banues në Durrës. Të arrestuarit akuzohen për veprat penale: “Prodhimi dhe shitje të narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre”./Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Lajme të tjera

Web TV