Mesditën e sotme në Pogradec ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy makina.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 13:00 në afërsi të fshatit Memëlisht ku janë përfshirë dy makina në këtë aksident.
Makina tip BMË me drejtues shtetasin N. D., banues në Tiranë, me mjetin tip “Citroen” me drejtuese shtetasen E. T.
Për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi L. T., pasagjer në mjetin tip “Citroen”, i cili u dërgua në Spital ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me shtetasin N. D., po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. /Ra.My.Fjala.al/