I pari person që u shërua nga HIV, humbet jetën nga kanceri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personi i parë i kuruar nga virusi HIV, Timothy Ray Brown, ka vdekur nga kanceri.

Brown, i cili është njohur edhe si “pacienti i Berlinit”, është shëruar më shumë se një dekadë më parë, me një transplant të palcës së kockave nga një dhurues që ishte natyrshëm rezistent ndaj HIV-it.

Shoqata Ndërkombëtare e AIDS-it, sëmundjes që e shkakton virusi HIV, tha se Brown i ka dhënë botës shpresë se kura për HIV-in është e mundshme.

Brown, 54 vjeç, ka lindur në SHBA, është diagnostikuar me HIV kur ishte duke jetuar në Berlin, në vitin 1995.

Në vitin 2007, ai është diagnostikuar me një lloj kanceri në gjak, të quajtur leuçemi akute mieloide.

Brown është shëruar për disa vite, por kanceri iu  rikthye këtë vit, duke iu përhapur në tru dhe në palcën kurrizore.

”Me trishtim të madh ju njoftoj se Timothy vdiq … i rrethuar nga unë dhe miqtë, pas një beteje pesëmujore me leuçeminë”, shkroi partneri i tij, Tim Hoeffgen, në Facebook.

Rreth 37 milionë njerëz në gjithë botën jetojnë aktualisht me HIV.

Sëmundja e AIDS-it ka vrarë rreth 35 milionë njerëz qëkur ka nisur në vitet 1980. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Mjeku ngre alarmin: S’ka terapi për atrofi spinale muskulare, ja çfarë ndodh me pacientët

Naim Zeka, shefi i repartit të Neurolofgjisë në Pediatri, tha se për fat të keq Shqipëria ende nuk ka...

Princesha Diana e quante mbretin Charles “një makth”, por pse?

Zbulimet e reja rreth princeshës Diana dhe marrëdhënien e saj me mbretin Charles, po dalin në dritë nga kryredaktorja e revistës “Majesty”, Ingrid Seward...

Arkitekti i njohur: Muzeun e Krujës nuk e projektoi vajza e Enver Hoxhës, por unë!

Pasi e kishin shtyrë për vite të tëra realizimin e këtij muzeu, Enver Hoxha vendosi më në fund që ta ndërtonte pikërisht atëherë, kur...

Emrat e rinj të ambasadorëve dhe të emisarëve të BE-së në Ballkanin Perëndimor

Ajo që ishte kuptuar kohë më parë nga burimet diplomatike të Radios Evropa e Lirë, lidhur me rotacionin e madh të ambasadorëve të Bashkimit...

Presidenti Begaj sot në Kosovë, takim ‘kokë më kokë’ me Osmanin!

Presidenti Bajram Begaj ndodhet në Kosovë, me ftesë të presidentes Vjosa Osmani. Begaj u nis drejt Kosovës pasditen e djeshme. Sot është parashikuar që Presidenti...

Lajme të tjera

Web TV