Meta takim me ambasadorin e ri të Belgjikës në Shqipëri: Mirëpresim investitorët në vendin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka mbajtur një takim me ambasadorin e ri të Belgjikës Frèdèric Meurice.

Meta shprehet se Shqipëria mirëpret një prani më të madhe të investitorëve belg në vend.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Ambasadori i Belgjikës, Frèdèric Meurice i paraqet Letrat Kredenciale presidentit Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Belgjikës në Shqipëri, Frèdèric Meurice, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Pasi e uroi për përmbushjen me sukses të detyrës së tij, Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit.

Kreu i Shtetit u shpreh se mirëpresim një prani më të madhe të investitorëve belgë në Shqipëri.

“Jam i bindur, – tha Presidenti Meta, “që urë shumë e rëndësishme në bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona, do të jetë edhe komuniteti shqiptar në Belgjikë, që falë edhe punës së institucioneve belge është integruar me sukses në jetën dhe shoqërinë vendase.”

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori. Ja ku ndodhet

Një lajmi mirë vjen nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u vendos se një shesh në Tiranë...

Një zakon i thjeshtë i përditshëm që mund të përmirësojë kujtesën

Studiuesit shikuan se cilat zakone të përditshme mund të përmirësojnë kujtesën tonë dhe dolën me një shumë të thjeshtë dhe të lehtë. Përveç fjalëkryqeve dhe...

Heidi dhe Romeo shkëmbejnë puthje pasionante në lavanderi

Romeo dhe Heidi duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin dhe të kaluarën e kanë lënë pas. Teksa mbrëmjen e djeshme dyshja është parë...

SPAK arreston disa zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

Disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të SPAK. Midis të arrestuarve, është Mariglen Qato dhe Redi...

Ky model flokësh do të bëjë “namin” këtë sezon pranverë-verë

Ka një vend të veçantë në zemrat tona për modelet e flokëve që janë të lehta dhe të shpejta, pa mundim, duken sikur kemi...

Lajme të tjera

Web TV