“Mpiksje gjaku në mushkri dhe…”/ Mjeku neurolog tregon pasojat e Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku neurolog në QSUT, Genci Çakçiri është shprehur se Covid është një virus i ri dhe është akoma shpejt për të bërë dallimin në lidhje me pasojat që ai lë te pacientë e sëmurë me parkinson.

Çakçiri në një intervistë te “Abc-ja e Mëngjesit” ka theksuar se parkinsoni është një sëmundje që karakterizohet nga humbja e nuhatjes dhe nga çrregullimi i gjumit, por nuk mund të theksojmë se Covid ka një ndikim në lidhje me shfaqjen e kësaj sëmundje.

“Është e vështirë të thuhet pasi jemi akoma në fazë hipotezash. Një ndër hipotezat e shfaqjes së sëmundjes së parkinsonit është ajo e komplikacionit dhe problemit infektiv që mund të dyshohet për një infeksion të caktuar që jep efektet e saj në tru. Frika gjithmonë mbetet, por nuk duhet të jetë aq ndikuese në jetën e personave. Akoma nuk ka një shkak të caktuar, pasi deri më tani shkak për këtë sëmundje mund të jenë faktorët infektivë, mjedisorë etj.

Për të nxjerrë një rezultat të tillë ndikimi është një periudhë e shkurtër dhe jo e mjaftueshme periudha e përhapjes së Covid që ka rreth 8 muaj. Është shumë herët për të folur në lidhje me një gjë të tillë. Mund të ishte dhe një infeksion tjetër i çfarëdoshëm që mund të ndikojë”, ka thënë doktori.

Gjithashtu mjeku neurolog ka theksuar se Covid në vetvete është një sëmundje me komplikacione neorologjike, por është herët për të thënë se ai lë pasoja neurologjike te pacientët.

“Covid në vetvete jep komplikacione neurologjike siç është humbja e nuhatjes që është një prekje e nervit neurologjik si dhe shenja të tjera si dhimbja e kokës, marrja e mendve etj.

Lexo edhe :  Papunësi? Në 2024 janë dhënë mbi 11 mijë leje pune për shtetasit e huaj

Ajo që është parë më shpesh është rritja e incidencës, rritja e mpiksjes së gjakut në mushkri dhe rritje e ishemive cerebrale. Ndërkohë në vendin tonë duke qenë se rastet janë të pakta është e vështirë që probleme të tilla t’ia atribuosh koronavirusit”, ka thënë ndër të tjera ai./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gledis Nano merr 100 mijë euro dëmshpërblim nga shteti!

Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e vlerësuar si të paligjshëm...

E rëndë/ Përmbyset varka turistike, raportohet për dhjetëra viktima

Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur pasi një varkë turistike u përmbys në Vietnam për shkak...

20 Korrik 1944: Komploti i fundit kundër Rajhut, shansi për të ndryshuar historinë

Nga Leonard Veizi Në mes të vapës së një vere të përgjakshme, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po i afrohej pikës së kthesës së saj...

“Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, Efi reagon pas akuzave

Personazhi i njohur, Efi Dhedhes, është përballur së fundmi me akuza se ka pasur kontakte me persona të dënuar në burgje. Një ndjekëse e ka...

Nga Zheni Gjergji te Ferdinand Xhaferri, ja kush pritet të largohet nga kryesia e PD

Sali Berisha tashmë e ka vulosur se nuk do të respektojë neni “Basha” dhe nuk do ta fusë partinë në zgjedhje të reja për kryetarin. Askush...

Lajme të tjera

Web TV