Pakoja emergjente/ Punëtorët teknikë shëndetësorë kërkojnë të jenë pjesë e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punëtorët teknik të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) kanë protestuar duke kërkuar që të përfshihen në listat e shtesave prej 300 euro të ndara nga Qeveria e Kosovës, për rrezikshmëri në punë gjatë kohës së pandemisë.

Në protestë kanë marrë pjesë punëtorë nga administrata, recepsionistët, shoferët e autoambulancave, sigurimit, shërbyesit e ushqimit, punëtorët e oksigjenit, shërbimeve teknike, si dhe ata të pastrimit.

“I kemi të evidentuar gjithë pacientët me emër e mbiemër, dhe janë fakte që kemi  natë e ditë kemi shoqëruar qindra pacientë me COVID-19”, tha ai.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se do të shqyrtohen gjitha mundësitë, së bashku me Qeverinë e Kosovës, që të gjithë punëtorët e stafit mbështetës, të përfshihen në pakon emergjente, meqë puna gjatë gjithë pandemisë me COVID-19, ka qenë e përbashkët.

“Menaxhimi i pandemisë është bërë falë bashkëpunimit të mirë të të gjithë sektorëve të njësive të SHSKUK-së edhe të punëtorëve shëndetësorë, por edhe të stafit mbështetës. Si menaxhment kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që të gjithë punëtorët të përfshihen në këtë skemë të përfitimit.

Jemi në bashkëbisedim me Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë që do të shqyrtohen gjitha mundësitë që të gjithë punonjësit e SHSKUK-së të përfshihen në këtë pagesë shtesë prej 300 eurosh’’, citon Krasniqi.

Nezir Sopi, shofer i ambulancës së Qendrës Emergjente, i cili ditën e mërkurë po protestonte në shenjë pakënaqësie që nuk është përfshirë në Pakon Emergjente, tha se të gjithë shoferët kanë bartur me qindra pacientë me COVID-19, duke shërbyer për klinikat brenda Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Kosova po zbaton Pakon emergjente fiskale, në vlerë të rreth 180 milionë eurove. Kjo pako, e cila kishte për qëllim të zbuste problemet ekonomike dhe sociale, ishte miratuar në muajin mars, pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Rriten temperaturat në vend, në fundjavë rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga...

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Nisin punimet në Lezhë për ndërtimin e kampit

Marrëveshja Shqiptari-Itali e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia Giorgia Meloni, burime bëjnë me dije se kanë nisur punimet e para të ndërtimit...

Merret VENDIMI / Ja kush është kryetarja e re e Bashkisë Himarë

Pas tensioneve të larta dhe debateve, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës dhe pasi u shty për në orën 12:00, zgjodhi me 16 vota...

Si ta kuptosh nëse je i/e mirë në shtrat?

Si fillim, ekspertët theksojnë se trajtimi i seksit si një akt ku ka rëndësi performanca mbi gjithçka është shumë e gabuar sepse largon vëmendjen...

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë rajoni dhe a janë në...

Lajme të tjera

Web TV