Roland Qafoku: Ja cili është problemi sot në Partinë Demokratike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i përgjithshëm i grupit mediatik “Fjala”, Roland Qafoku deklaroi se në Partinë Demokratike ka një ‘defekt’ që është i dukshëm.

I ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora, Qafoku deklaroi se sot në selinë blu mungon fryma masive që kjo parti po vjen në pushtet, pavarësisht se ata shprehen të bindur në fitore.

“Fitorja në PD nuk është e sigurt. Zoti Rama e thotë publikisht që kërkon me çdo kusht mandatin e tretë. Mu kujtua Fatos Nano në vitin 2002 kur tha: “Unë dua 84 vota që Presidentin ta kemi ne” dhe që aty filloi edhe rënia e Nanos. Por nuk jemi në të njëjtat kushte. Në Partinë Demokratike sot ka një problem dhe duhet ta themi këtë gjë. Për herë të parë pas 8 vjetësh ne nuk shikojmë një frymë masive që kjo parti po vjen në pushtet. Unë e kam thënë edhe më parë, në vitin 2005 të gjithë thoshin “Iku Nano, do vijë Berisha”,në vitin 2013 të gjithë thoshin “Iku Berisha, do vijë Rama”. Në Partinë Socialiste sot thonë të sigurt që ne do fitojmë. PD është në opozitë sepse nuk janë të sigurt. Ai që është në pushtet ka gjithmonë një avantazh”, u shpreh Qafoku

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV