Sapo u largua nga Kukësi, Emiljano Musta nënshkruan për Laçin

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Mbrojtësi që u largua të hënën nga Kukësi gjen destinacionin e ri vetëm 24 orë më pas.

Kështu, ka zgjatur më pak se 24 orë pritja dhe një nga të larguarit e ditëve të fundit nga Kukësi, Emiljano Musta, ka gjetur një destinacion të të ri, që për të është i 7-ti në karrierë. Ai ka zgjedhur të luajë për ngjyrat bardhezi të Laçit dhe ka qenë vetë klubi kurbinas ai që e ka zyrtarizuar një gjë të tillë të martën në mbrëmje.

“Emiljano Musta është afrimi i radhës”, – shkruhet në një postim të klubit të Laçit në profilet zyrtare në rrjetet sociale.

”Mbrojtësi i majtë vjen nga Kukësi dhe në të shkuarën ka qenë pjesë e Elbasanit, Shkumbinit, Partizanit, Teutës dhe Flamurtarit”, – vijon postimi i shkurtër, që i uron Mustës suksese me fanellën bardhezi. Në fakt, një lëvizje e tillë, ishte paralajmëruar gjatë orëve të fundit.

Dhe tanimë 28-vjeçari është lojtari më i ri i Laçit. Mesfushori u largua nga Kukësi, por ka vendosur të qëndrojë në Kategorinë Superiore.

Klubi i Laçit e ka prezantuar futbollistin ditën e sotme dhe ai pritet të përforcojnë edhe më tepër ekipin e trajnerit Armando Cungu në sezonin e ri. Elbasanasi ka arritur marrëveshjen dhe të martën në mbrëmje është prezantuar tek kurbinasit.

Kujtojmë se Musta para pak kohësh rinovoi kontratën me Kukësin, por ditën e hënën palët njoftuan mbylljen e bashkëpunimit dhe tashmë ai do të jetë një kundërshtar i skuadrës së trajnerit Skënder Gega në kampionat./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tjetër aksident/ Makina përplas për vdekje këmbësorin dhe largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin nacional Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit...

Goditën me thikë dy adoleshentë për t’iu marrë paratë e xhepit, arrestohen të miturit shqiptarë

Dy të mitur me origjinë shqiptare, anëtarë në një organizatë grabitjesh kanë rënë në prangat e autoriteteve helene. Shqiptarët goditën me thikë dhe e...

U përputhën/ Andi i bën propozimin Teas, çifti largohet nga emisioni!

Një moment kaq i bukur dhe kaq i shumëpritur ishte deklarata që Andi dhe Tea bënë ditën e sotme: Të dalin të përputhur nga...

Bëri krimin makabër/ I riu del në park me kokën e prerë të babait

Një i ri i mbuluar në gjak, është parë nga fqinjët duke ecur dhe mbajtur në dorë kokën e prerë të babait të tij. Pasi...

Luhen 3 të parat javës së 16-të të Superiores, Kastrioti ndal Vllazninë pa gola në Shkodër

Fiton Kukësi, Skënderbeu dhe Apolonia ndajnë pikët në Korçë. Kategoria Superiore ka luajtur sot 3 takimet e para të javës së saj dhe pasdreke...

Lajme të tjera

Web TV