VOA: Ekonomia e Shqipërisë bie -10% në tremujorin e dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, Prodhimi i Brendshëm Bruto shënoi një rënie të fortë, duke u tkurrur me 10.29 përqind në tremujorin e dytë të vitit, si pasojë e pandemisë COVID 19. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti i Statistikave, me përjashtim të Bujqësisë dhe sektorit të Pasurive të patundshme, të gjitha degët e tjera të ekonomisë kanë rregjistruar rënie të fortë

Të dhënat mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare në tremujorin e dytë të 2020, nuk përbëjnë ndonjë surprizë të veçantë, duke qenë se bëhet fjalë për periudhën gjatë së cilës thuajse çdo aktivitet ndali si pasojë e masave shtrënguese të ndërmarra për parandalimin e pandemisë COVID 19. Tkurrja me 10,29 përqind përbën megjithatë rënien më të fortë të rregjistruar që prej vitit 1997.

Sipas Institutit të Statistikave, Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor, ishte grupi me rënien më të madhe me 26,35 përqind. Ky është dhe grupi që kontribuoi me shumë, me 4.11 pikë përqindje, në tkurrjen e përgjithshme të aktivitetit ekonomik.

Industria dhe Ndërtimi, dy sektorë të tjerë me peshë, ranë përkatësisht me 13,14 përqind dhe 10,93 përqind. Së bashku ato kontribuan me 2.35 pikë përqindje në Proshimin e Brendshëm Bruto.

RRITJE NEGATIVE

Grupi i aktiviteteveTregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rënie prej 26,35 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rënie prej 21,68 %. Grupi i aktiviteteve Arte, Argëtim dhe Çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 19,56 %. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 19,45 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rënie me 13,14 %. Ndikimin kryesor në këtë rënie e ka dhënë Industria nxjerrësee cila ka shënuar një rënie me 19,12 %. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rënie me 10,93 %. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rënie prej 9,05 %. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pësoi rënie me 5,60 %. Taksat Neto mbi produktet u ulën me 14,26 %.

Lexo edhe :  Bajram Begaj: Faleminderit NATO për KOSOVEN!

RRITJE POZITIVE

Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 5,46 %. Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 2,63 %.

Të vetmit sektorë që i rezistuan goditjes së pandemise në tremujorin e dytë rezultojnë të jenë Bujqësia, me një rritje prej 2,63 përqind dhe sektori i Pasurive të Patundshme me 5,46 përqind. Këto dy degë të ekonomisë, janë gjithashtu të vetmet që kontribuan pozitivisht, por vetëm me gati 1 pikë përqindje.

Ky është tremujori i dytë radhazi, kur regjistrohet një rënie e rritjes ekonomike në terren negative. Në tremujorin e parë, aktiviteti ekonomik zbriti në -2,52 përqind, për shkak të efekteve të tërmetit të 26 Nëntorit, dhe pjesërisht të pandemisë e cila ishte në fillimet e saj. Ndërsa në gjashtë muajt e parë të vitit, afro 50 mijë shqiptarë humbën vendet e punës.

Të gjithë bien dakort se ashtu si shumë vende të tjera të botës, dhe Shqipëria, në 2020 do të jetë në recesion. Dy ditë më parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar, përkeqësoi vlerësimet e tij, duke folur për një rënie prej 7.5 përqind të ekonomisë vendase, dhe jo – 5 përqind siç kishte parashikuar në pranverë.

Por një ditë më pas kryeministri Edi Rama i qëndroi parashikimeve për një rënie ndjeshëm më të butë, falë fondeve të marra për rindërtimin e pastërmetit dhe paketave të shpëtimit në periudhën e karantinës, sic deklaroi ai.

Clipp “sot të mund të themi pa frikë, parë edhe rezultatet pasuese të periudhës së hapjes nga pikëpamja ekonomike-financiare se, nëse mund të kishim kaluar lehtësisht në më shumë se minus 10% të Prodhimit të Përgjithshëm, presim të kufizohemi në më pak se 4.5 përqind.

Por por opozita nga ana e saj ka intensifikuar sulmet dhe akuzat ndaj qeverisë se e ka çuar vendin drejt një krize të thellë sipas saj, dhe se ka dështuar me menaxhimin e situatës të pandemisë./VOA/

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Lajme të tjera

Web TV