Dita Botërore e të Moshuarve/Meta: Është koha të kthejmë sytë nga ta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Presidenti i vendit, Ilir Meta, në ditën botërore të të moshuarve ka përkujtuar këtë kategori shumë dashur dhe ndoshta të lënë pas dore.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook” Meta shkruan se kjo kategori është e magjinalizuar dhe në gjendje të rëndë ndërkohë që shpreh mirënjohjen dhe respektin për gjithë të moshuarit që kanë kontribuuar në familje dhe Atdhe.
“Është koha për të kthyer në veprim shërbimin me përulje dhe vlerësimin e merituar ndaj tyre, jo vetëm me mbulimin e pagesës për blerjen e gjelit për Vit të Ri, por nëpërmjet masave konkrete që ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme, solidaritet dhe përkrahje.” shkruan Meta.
Postimi i plotë i Ilir Metës 
Mirënjohje, respekt dhe vlerësim ndaj gjithë të moshuarve të Shqipërisë që aq shumë kanë dhënë për përparimin dhe begatinë e familjeve dhe Atdheut tonë.
Pavarësisht kontributeve dhe sakrificave të jashtëzakonshme në këtë drejtim, Dita Botërore e të Moshuarve, e gjen sot këtë kategori të margjinalizuar, në gjendje tejet të rënduar, pothuajse të braktisur nga shteti dhe të shkëputur nga fëmijët e larguar masivisht në emigrim.
Trajtimi me pensione të ulëta dhe indeksimet minimale, e bëjnë ende të papërballueshme jetesën e tyre në raport me çmimet e tregut dhe kostot e jetesës ndër më të lartat në rajon, aq sa të ardhurat mujore, nuk ju mjaftojnë as për të paguar ilaçet, energjinë elektrike dhe ujin.
Me nivelin më të lartë të sëmundshmërisë, trajtimi i tyre shëndetësor nga institucionet shtetërore në raport me të ardhurat dhe nevojat që ka kjo kategori, është thuajse i papërfillshëm.
Braktisja, vijon të jetë gjithashtu një plagë e rëndë.
Vetmia që përjeton kjo kategori prej shpopullimit, dramës së madhe të popullit tonë dhe familjes shqiptare në vitet e fundit, është e papranueshme dhe kërkon një zgjidhje të menjëhershme duke rikthyer shpresën në radhë të parë për fëmijët e tyre për të ndërtuar të ardhmen në vendin tonë dhe pranë familjeve.
Rritje të ndjeshme dhe të menjëhershme të pensioneve, ndihmë ekonomike të prekshme për përballimin e kostove të medikamenteve, energjisë elektrike dhe ujit dhe trajtim të veçantë shëndetësor e social, janë disa masa efektive që meritojnë adresim të menjëhershëm.
Është koha për të kthyer në veprim shërbimin me përulje dhe vlerësimin e merituar ndaj tyre, jo vetëm me mbulimin e pagesës për blerjen e gjelit për Vit të Ri, por nëpërmjet masave konkrete që ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme, solidaritet dhe përkrahje. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV