Prej kohësh në konflikt me njëra-tjetrën/NATO qetëson gjakrat mes Turqisë dhe Greqisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aleanca e NATO-s, përmes një shënimi në faqen zyrtare ka konfirmuar se është krijuar një mekanizëm dypalësh ushtarak mes Greqisë dhe Turqisë. Pas një sërë konfliktesh, më në fund dy vendet duket se dy vendet i kanë ulur tensionet me njëra-tjetrën, në Mesdheun Lindor

“Pas një sërë takimesh teknike midis përfaqësuesve ushtarakë të Greqisë dhe Turqisë në Selinë e NATO-s në Bruksel, erdhëm deri te krijimi i një mekanizmi dypalësh ushtarak. Mekanizmi është krijuar për të zvogëluar rrezikun e incidenteve dhe aksidenteve në Mesdheun Lindor”, thuhet në deklaratë.

Bisedimet teknike për krijimin e një mekanizmi ushtarak filluan në fillim të shtatorit dhe u iniciuan nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas kontakteve të nivelit të lartë me Greqinë dhe Turqinë.

Stoltenberg tha: “Unë mirëpres krijimin e një mekanizmi ushtarak të de-përshkallëzimit të konfliktit, i arritur përmes angazhimit konstruktiv të Greqisë dhe Turqisë, të dy aleatë me vlerë të NATO-s. Ky mekanizëm i sigurisë mund të ndihmojë në krijimin e hapësirës për përpjekjet diplomatike për të adresuar mosmarrëveshjen themelore dhe ne jemi të gatshëm ta zhvillojmë atë më tej. Unë do të qëndroj në kontakt të ngushtë me të dy aleatët. ”

Njoftimi i erdhi ndërsa udhëheqësit e Bashkimit Evropian filluan bisedimet në kuadër të një samiti mbi marrëdhëniet e tyre me Turqinë.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme,...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

VIDEO: Kur Berisha zotohej se do largohej nëse humb zgjedhjet

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit vërtetuan dejuro urrejtjen e shqiptarëve ndaj Sali Berishës dhe axhendës së tij politike me interesa të ngushta për mbrojtjen...

Disfatë totale në zgjedhje, dorëhiqet deputeti i Partisë Demokratike

Edmond Spaho, një nga veteranët e së djathtës, do të mbesë jashtë Kuvendit të ri, pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet...

Epike! Kongresmenin amerikan e zë gjumi gjatë mbledhjes, e zgjon kolegia

Një kongresmen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka zënë gjumi, gjatë një mbledhjeje të Dhomës së Përfaqësuesve, që zgjati gjithë natën. Sipas mediave...

Lajme të tjera

Web TV