Petra de Souter, transeksualja me profesion gjinekologe është emëruar zv. Kryeministre.
Anëtarja e Partisë së Gjelbër të Belgjikës ka luftuar për barazinë e njerëzve transgjinorë dhe për çështjet e shëndetit seksual. Në zgjedhjet evropiane të vitit të kaluar, de Sutter u zgjodh në Parlamentin Evropian, ku ajo shërbeu në BE si kryetare e Komitetit për Tregun e Brendshëm.
Në moshën 57 vjeç, Petra de Sutter dha dorëheqjen nga Parlamenti Evropian për të marrë detyrat e saj të reja.
De Souter tha se ishte shumë e lumtur dhe mirënjohëse për mbështetjen e ofruar nga kolegët e partisë ku ajo bën pjesë. Me emërimin e saj zv kryeministre, Petra de Sutter arrin një nivel më të lartë politikë se çdo person tjetër transseksual në Evropë
Pa.Va/Fjala.al