Ndryshimet në Kodin Penal do të kalojnë në Kuvend brenda vitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërhyrjet e shpeshta ndër vite në Kodin Penal nuk kanë dhënë rezultatet që priteshin dhe së shpejti vendi do të ketë një kod të ri Penal.

Në ndryshimet që pritet të konsultohen me ekspertë edhe me grupet e interesit parashikohet dekriminalizimi i disa veprave penale dhe shtimi i disa të tjera.

“Nisur nga rastet kur kriminaliteti goditet në qendër të tij, ne kemi bërë të detyrueshme, dënimet plotësuese që lidhen konfiskimin apo mbylljen e biznesit që vënë aktivitetit në shërbim të krimit. Kemi menduar që konfiskimi i detyrueshëm jo për t’ia lënë në dorë opurtinitetit të gjykatave. Plagosja e lehtë nga pakujdesia është një vepër e cila, është dënuar me gjobë dhe vazhdon të qëndrojë në Kodin Penal si një prej mënyrave si vepër, ku ne mendojmë se duhet ta heqim nga trajtimi si Penale“, u shpreh Arben Rakipi, drejtor i Shkollës së Magjistraturës.

Për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ky Kod nuk do të lejojë më abuzimet që janë kryer me vendimet e gjykatave që kanë shfrytëzuar hapësirat ligjore. “Ky draft i ri synon adresimin e problematikave serioze që vijnë si rezultat i paqartësisë dhe boshllëqeve të dispozitave ligjore, të cilat janë bërë shkak për interpretime abuzive në vendime gjyqësore.

Ky Kod synon reflektimin e vendimeve të shumta të Gjykatës Kushtetuese dhe atyre unifikuese të Gjykatës së Lartë, të cilat shpesh herë kanë dhënë vendime për shfuqizimin e disa neneve të ndryshme të Kodit Penal, të cilat janë gjetur prej saj në kundërshtim me dispozitat kushtetuese“, tha Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë.

Sipas Gjonajt ndryshimet në Kodin Penal do të kalojnë në Kuvend brenda këtij viti, ndërsa në muajt tetor dhe nëntor do të ketë diskutime me grupet e interesit.

Lexo edhe :  Si mund t'i shijojnë pa problem të gjitha ushqimet diabetikët për festat e fundvitit

 

Të fundit

Romeo Veshaj në Big Brother? Donaldi zbulon të vërtetën: Ja çdo bëjë ai në janar

Është përfolur gjatë se do të marrë pjesë në Big Brother VIP 3, por a do të jetë vërtetë...

Turbinat e erës gjejnë një vend të ri, për të qenë më të efektshme

Turbinat e erës kanë gjetur një vend të ri: turbinat do të pluskojnë mbi ujë për të qenë më të efektshme dhe më pak...

Sporti në zi/ Ndahet papritur nga jeta ish-futbollisti i njohur, dyshohet se…

Një lajm i trishtë ka ardhur nga Kroacia, me ndarjen nga jeta të ish-mbrojtësit 34-vjeçar, Ivan Çelikoviç. Ai së fundmi ishte pjesë e Konavljanin në...

SHBA e injoroi, Berisha: S’kam çfarë të them më…

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur sot të ngarkuarit me punë të ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, David Wisner, i cili deklaroi se nuk...

Luhatjet e vazhdueshme të euros dhe dollarit, godasin eksportin e bimëve medicinale

Forcimi i monedhës vendase, leku nuk ka sjellë pasoja pozitive për eksportuesit të cilët i shesin mallrat e tyre me monedhën evropiane. Jo vetëm fasonët...

Lajme të tjera

Web TV