Samiti i BE: A do të ketë sanksione ndaj Bjellorusisë e Turqisë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk duken aspak të lehta bisedimet në Samitin e Bashkimit Evropian e po ashtu as vetoja e Qipros për të vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel u shpreh se KE duhet të jetë konkret, në mënyrë që “nesër procedura e shkruar të implementojë sanksione mbi Bjellorusinë”.

Por presidenti Lukashenko mbetet jashtë listës së 40 personave të cilët do jenë pjesë e sanksioneve, përfshirë edhe ndalimin e udhëtimit. Sipas BE-së, ata kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale dhe kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

Nga ana tjetër, Qipro ka bllokuar ndërmarrjen e sanksioneve deri kur anëtarët e unionit të vendosin masa më të forta kundër Turqisë për kërkimet për gaz në Mesdheun Lindor.

“Është koha që Turqia të tregojë se dëshiron të ketë një rrugë konstrukteve me ne dhe kjo është oferta jonë. Por ne jemi edhe  shumë të qartë se në të kundërt kemi në dispozicion të gjitha mjetet e duhura”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Udhëheqësit duhet të diskutonin për tre drafte përpara se të vinin në këtë marrëveshje; shumë prej tyre këshillojnë BE-në se duhet të kalojë në një sistem të votimit të shumicës për çështjet e politikës së jashtme.

Një natë e gjatë diskutimesh, por të paktën në ditën e dytë e të fundit të samitit ata do të mund të bëjnë me dije marrëveshjet e arritura. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV