Shaqiri pranë divorcit me Liverpool, projektohet rikthimi surprizë në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xherdan Shaqiri mund të largohet me të vërtetë nga Liverpool. Sulmuesi me origjinë shqiptare është përfolur edhe në merkaton e kaluar për tu larguar nga “The Reds”.  Që nga transferimi i tij në “Anfield, Shaqiri ka qenë shumë pak ndeshje titular. Edhe pse ka një raport të shkëqlyer me Jurgen Klopp, për gjermanin Shaqiri ka qenë gjithmonë një rezervë luksi.

Hapësirat e Shaqirit janë zvogëluar ndjeshëm edhe pas afrimit të Minamino dhe Diego Jotta, ndaj 28-vjeçari mund të kalojë në Serie A ose La Liga.

Drejtori Igli Tare e do me patjetër tek Lazio, pasi ka besim se Shaqiri do të ndihmonte shumë lacialët. Në krahun tjetër, edhe spanjollët e Sevilla shohin te Shaqiri një lojtar që mund të bëjë mirë në skuadrën e tyre. Megjithatë, faktori Tare mund të ndikojë jo pak dhe nëse Shaqiri rikthehet në Serie A (më herët ka luajtur me Interin) do të ishte një goditje e madhe për klubin bardhekaltër.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

Lajme të tjera

Web TV