Trupa teatrale nga Turqia merr pjesë në festivalin ndërkombëtar në Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Teatrove Shtetërore të Turqisë (DT) do të marrë pjesë në Festivalin e Teatrit Bashkëkohor “Skampa 2020” që po mbahet në Elbasan, me shfaqjen e veprës vendore teatrale “Libraria e Pafundësisë” (Sonsuzluk Kitabevi).

Sipas deklaratës së bërë nga DT, Teatri Shtetëror i Ankarasë do të realizojë shfaqjen në Festivalin e 22-të Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor Skampa, i cili po mbahet në qytetin e Elbasanit në Shqipëri.

Trupa e Teatrove Shtetërore nga Turqia po qëndron në Elbasan nga 30 shtatori deri më 4 tetor pas ftesës që morën. Shfaqja “Libraria e Pafundësisë”, një vepër lokale, do të realizohet me titra shqip.

E shkruar nga Sabahattin Kudret Aksal dhe me regji nga Drejtori i Përgjithshëm i DT-së, Mustafa Kurt, “Libraria e Pafundësisë” do të shfaqet për artdashësit të shtunën, 3 tetor, në ora 19:00 në Kalanë e Elbasanit.

Duke u takuar përsëri me entuziastët e teatrit pas 40 vitesh në skenat e DT-së, “Libraria e Pafundësisë” tregon historinë e një njeriu që dëshiron t’u dërgojë veprat e shkrimtarëve që kanë shkruar vepra të pavdekshme të gjithë të njohurve të tij, gruas së tij, miqve dhe njerëzve, duke synuar të bëhet i pavdekshëm me vepra të pavdekshme.

Në rolet kryesore në shfaqje do të paraqiten Özgür Deniz Kaya, Orida Yıldıran dhe Gizem Yönel.

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor “Skampa” është një nga aktivitetet më të mëdha teatrale në Shqipëri që organizohet në vjeshtë tashmë 21 vjet në qytetin me trashëgimi kulturore, Elbasan.

Në festivalin që ka filluar më 29 shtator dhe do të vazhdojë deri më 4 tetor marrin pjesë 10 trupa teatrale shqiptare dhe të huaja, përfshirë edhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi./AA/

La.Mi.Fjala.al

Të fundit

Alarmi i OKB: Mbi 500 mijë fëmijë afganë rrezikojnë të vdesin nga kequshqyerja në 2025

Më shumë se 500 000 fëmijë në Afganistan rrezikojnë të vdesin nga kequshqyerja në 2025, paralajmëruan Kombet e Bashkuara....

Spanjë, kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Garda Civile Spanjolle dhe Policia Kombëtare kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një operacion të përbashkët në zonën Rego do Alcalde, në San Miguel de...

Zbulohet numri i aplikantëve në platformën e PS “Deputeti që Duam”, Kuko tregon risitë

Partia Socialiste krahas përpjekjeve për të maksimizuar votën e diasporës në parlamentaret e 11 Majit, paralelisht është duke avancuar, me përzgjedhjen e kandidatëve për...

Lista Serbe: Punonjësit e institucioneve serbe në Kosovë do të vazhdojnë të paguhen

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, deklaroi se të gjithë punonjësit e institucioneve paralele serbe, që u mbyllën më 15 janar nga autoritetet kosovare,...

Deputeti i PD publikon videon/ Në Bashkinë Patos ka nisur blerja e votës

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, ka ndarë video në rrjetin social Facebook, ku pretendon se PS ka nisur blerjen e votave. Baçi thotë se...

Lajme të tjera

Web TV