Vitet e jetës si qeska e karameleve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas pesë ditësh, saktsisht në datën 9 tetor shënohet 127 vjetori i lindjes së një nga poetëve më të njohur në botë, Mario de Andrade. “Qeska e karameleve” është një nga poezitë më të bukura dhe më të njohura të shkrimtarit brazilian. Në veprën e tij, autori e krahason jetën me një qeskë me karamele të cilën fëmija e konsumon shpejt e më pas fillon të shijojë siç duhet karamelet e fundit të ngelura aty.

Sipas Andrade, në të njëjtën mënyrë edhe njeriu e kupton rëndësinë e jetës pasi i kanë ngelur edhe pak të tillë. Këtë kryevepër letrare e ka rikujtuar ditën e sotme gazetari dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Ardi Stefa, i cili e ka shpërndarë atë në rrjetet sociale.

QESKA E KARAMELEVE

“Numërova vitet e mia dhe zbulova që kam më pak kohë për të jetuar tash e mbrapa në krahasim me sa kam jetuar deri më tani.
Ndihem si ai fëmija të cilit i dhurojnë një qeskë me karamele: të parat i ha gjithë ngut e gëzim, por, kur e vë re se i kanë mbetur pak, fillon t’i shijojë ashtu siç duhet.

Nuk kam kohë për mbledhje pa fund, në të cilat diskutohen statute, ligje, procedura dhe rregullore të brendshme, duke e ditur që në fund të fundit nuk do të përfundohet gjë.

Nuk kam kohë për të duruar persona absurdë, që të mos jenë rritur në asnjë kuptim tjetër përpos se nga mosha në regjistrin e gjendjes civile.

Nuk kam kohë për të humbur me budallallëqe.

Nuk dua të marr pjesë në veprimtari ku parakalojnë “EGO” të fryra.

Tani nuk i duroj dot më manipulatorët, arrivistët, interesaxhinjtë.

Më bezdisin ziliqarët, që rreken të çkreditojnë më të aftët, për të përfituar nga talenti i tyre dhe rezultatet e tyre.

I urrej, nëse jam dëshmitar, efektet që shkakton lufta për një post të rëndësishëm.

Lexo edhe :  Paris Hilton thotë se nuk do që fëmijët t'i ngjajnë në këtë aspekt

Nuk i duroj dot personat që nuk diskutojnë për përmbajtjet, por për titujt.

Kam pak kohë për të biseduar për të mira materiale ose pozicione sociale.

Dua thelbësoren, sepse shpirti im tani ka ngut.
Dhe me kaq pak karamele në qeskë…

Tani, kaq i vetëm, dua të jetoj mes qenieve njerëzore shumë të ndjeshme.

Njerëz që të dinë të dashurojnë e të mos tallen me të patëkeqtë e me gabimet e tyre.
Njerëz shumë të sigurtë në vetvete, që të mos mburren për luksin e vet dhe për pasuritë e veta.
Njerëz që të mos e mbajnë veten “të zgjedhur” parakohe.
Njerëz që të mos u ikin përgjegjësive të veta.
Njerëz sa më të sinqertë që të mbrojnë dinjitetin njerëzor.
Njerëz me të cilët dëshiron vetëm të jetosh me ndershmëri e drejtësi.
Sepse vetëm thelbësorja është ajo që e bën jetën t’ia vlejë të jetohet.

Dua të rrethohem nga njerëz që të dinë të mbërrijnë në zemrën e njerëzve.
Njerëz të cilëve goditjet e rënda të jetës t’u kenë mësuar të rriten me përkëdhelje të ëmbla në shpirt.

Po… kam ngut… për të jetuar me intensitetin që asgjë më shumë se pjekuria mund të na e japë.

Nuk kam ndër mend të humb as edhe një karamele të vetme nga ato që tani më kanë mbetur në qeskë.

Jam i sigurt që këto karamele do të jenë më të shijshme se ato që kam ngrënë deri më tani.

Synimi im, fundja më në fund, është të iki i kënaqur dhe në paqe me të dashurit e mi dhe me ndërgjegjen time.

Të uroj që edhe synimi yt të jetë i njëjti, sepse, në njëfarë mënyre, edhe ti për të ikur ke…”

Mario de Andrade (1893-1945)

Perktheu- Aurel Plasari

 

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

Lajme të tjera

Web TV