Avokati i Zani Çaushit: Nuk kërkoj lirimin e tij, por përllogaritje të saktë të viteve të dënimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i Zani Çaushit, Arben Lena ka folur për mediat duke treguar se qëllimi nuk është lirimi i ish-kapobandës së Vlorës, por përllogaritje e saktë e dënimit.

Ai shprehet se pasi kanë bërë llogaritjet e tyre të viteve të dënimit për Myrteza Caushin i janë drejtuar Gjykatës me kërkesën për të pasqyruar saktë kohën e vuajtjes së dënimit.

“Ne nuk kërkojmë lirimin e Zani Çaushit, ne kërkojmë llogaritjen e saktë të kohës së vuajtjes së dënimit të Myrteza Çaushi. Ka një handikap në llogaritjen e kohës së dënimit, pasi kemi dy vendime dhe duke pasur parasysh përcaktimin ligjor. Vendimi ka datën kur merr formë të prerë, kohën në të cilën dënohet i pandehuri dhe njëkohësisht një pikë tjetër, e cila thotë që vuajtja e dënimit fillon në këtë datë. Ne kemi bërë llogaritjet tona dhe i jemi drejtuar gjykatës me kërkesë për të pasqyruar saktë kohën e vuajtjes së dënimit. Pas llogaritjes së kohës së saktë të vuajtjes së dënimit, pasi edhe në gjykimin e parë ne jemi tërhequr ka qenë pikërisht mos llogaritja e saktë e kohës së vuajtjes së dënimit, do të vazhdojmë procedurat ligjore duke kërkuar edhe lirimin me kusht.”, u shpreh avokati./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të hajë akullin.   Elisabetta Intini   Çfarë mbart më...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Lajme të tjera

Web TV