Sulm me makinë-bombë, humbin jetën 19 civilë në Siri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 19 civilë janë vrarë në një sulm me makinë-bombë në një qytet verior sirian të kontrolluar nga rebelët e mbështetur nga Turqia, raporton BBC.

Tetëdhjetë persona të tjerë u plagosën kur automjeti shpërtheu pranë një stacioni autobusi në al-Bab, rreth 40 kilometra në veri-lindje të qytetit Alepo.

Ekipet e Shpëtimit nga Helmetat e Bardha thanë se ende janë në kërkim të të mbijetuarve në rrënojat e ndërtesave të dëmtuara. Nuk dihet ende kush qëndron prapa këtij sulmi. Sidoqoftë, ka pasur një numër sulmesh në al-Bab që kur u mposht grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS) dhe ky rajon u vendos nën kontrollin e rebelëve dhe trupave turke më 2017.

Në nëntorin e kaluar një sulm la 18 të vdekur. Autoritetet turke fajësuan militantët e Njësive të Mbrojtjes së Popullit Kurd të Sirisë (YPG). Ankaraja thotë se kurdët në Siri, që i përkasin Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit kanë lidhje me militantët kurdë në Turqi të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) që i konsideron organizatë terroriste. Mirëpo SHBA-ja pretendon se YPG-ja, e cila i ka ndihmuar në mposhtjen e grupit militant, Shtetit Islamik në Siri, është subjekt i ndarë nga PPK-ja. Dy zyrtarë të lartë të Kombeve të Bashkuara dënuan incidentin e ndodhur të martën (6 tetor).

Imran Riza, koordinator humanitar për Sirinë dhe Kevin Kennedy, koordinator rajonal humanitar për krizën në Siri, shprehën ngushëllimet e tyre të thella për familjet e viktimave dhe u kërkuan të gjitha palëve në konfliktin e Sirisë tu përmbahen detyrimeve të tyre për të garantuar sigurinë e civilëve./REL

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV