Arbion Aliko, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Bashës, është marrë i pandehur. Gjatë një kontrolli në qeli, atij i është gjetur një cellular dhe tashmë ai akuzohet për veprën penale të gjatë një kontrolli në qeli i është gjetur një celular, dhe akuzohet për veprën penale të “Futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në burg”.
Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet kundrejt Alikos, i cili rrezikon një dënim nga një deri në 3 vite.
Arbion Aliko është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha. Ai ishte një nga personat që hapi zjarr mbi Policinë gjatë aksionit, ku mbeti i vrarë Basha, ngjarje e ndodhur në vitin 2015. Ka.Li/fjala.al