Situata nga Covid-19/ Sejko: Ekonomia do t’i kthehet ringritjes vitin e ardhshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka folur në lidhje me vendimmarrjen e politikës monetare ndërkohë që ekonomia shqiptare ndodhet nën ndikimin e Covid-19.

Në një konferencë për mediat, Sejko theksoi se situata serioze për shkak të pandemisë, ka ardhur drejt reduktimit në tremujorin e dytë të vitit, ku ndër të tjera shtoi se inflacioni ka pësuar rënie.

“Informacioni në dispozicion sugjeron se ndikimi i pandemisë ka qenë serioz në tremujorin e dytë, por ka ardhur drejt reduktimit në muajt në vijim. Këto kushte monetare ofrojnë stimul për nxitjen ekonomike. Pandemia e COVID është sfida më serioze me të cilat është përballur globi. Aktiviteti ekonomik ka pësuar papunësi në rritje. Masat e paprecedente fiskale kanë lehtësuar impaktin e pandemisë. Inflacioni pësoi në rënie. Stimuli financiar ka krijuar premisa për rritjen e kreditimit. Sektori bankar ka vijuar me likuiditetet për bizneset dhe familjet.

Sipas guvernatorit, jetësimi i skenarëve bazë është i kushtëzuar nga COVID-19, ndërsa shtoi se stimuli fiskal e zbut efektin e pandemisë. Ndër të tjera Sejko tha se stabiliteti financiar është parakusht për ekonominë, duke nënvizuar faktin se norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar. “Ekonomia do t’i kthehet ringritjes vitin e ardhshëm, nëse nuk kemi një përkeqësim të situatës. E rëndësishme është se harmonizmi i politikave financave mes BSH-së dhe qeverisë, janë të koordinuara.”, u shpreh Sejko.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Plas lufta” në burgjet e Ekuadorit/ Shkaktohen trazira, qindra të vrarë në pak kohë

Ky lajm u njoftua nga qeveria, ku zëvendësministri i sigurisë Lyonel Calderon tha se numri ishte i përkohshëm, pasi...

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën

TIRANË – Një sherr ka ndodhur ditën e djeshme në në rrugën “Teodor Keko” në lagjen Astir, ku një shofer i cili kishte hyrë kundravajtje,...

Arrestimi i ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë/ Zbardhet skema: Si u fituan 11 tendera…

Gazetarja Anila Hoxha, në një lidhje direkte për “Top Story” ka shpjeguar sesi u abuzua me 11 tendera të fituara nga kompania që ish-drejtorët...

Upss kaq ishte! Ndahet çifti i ‘Për’puthen’ Saide dhe Gerti

Gerti dhe Saide, në Ditën e të Dashuruarëve u deklaruan për njëri-tjetrin në emisionin ‘Për’puthen’. Nga disa kërkime të bëra në redaksinë tonë, kemi vënë...

Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 Korriku, ja sa do të jetë shtesa

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin...

Lajme të tjera

Web TV