Takimi i Bashës me taksistët/ Ironizon Veliaj: Ka alergji nga populli i thjeshtë dhe takon kushërinjtë e gruas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj duke folur në asamblenë socialiste të Njësisë 4, ka ironizuar takimet që Lulzim Basha zhvilloi në mëngjes me taksistët e Tiranës, të cilët rezultuan se ishin të afërm dhe familjarë të bashkëshortes së tij.

Veliaj u shpreh se Basha ka alergji të rrijë me qytetarët e thjeshtë.

“Ju duhet të ishit me çunat dhe gocat e PD-së dhe ju duhet t’i kujtoni që nuk kanë folur kurrë për ta. Luli dhe kur del të takojë njerëz takon kushërinjtë se ka alergji nga populli. Nuk rri dot ai me popull që se njeh, po nuk ishin si i gruas ai nuk rri dot. Ne e kemi mundësinë se 99.99% e njerëzve nuk janë si i gruas së tij, madje edhe ata e dinë që ne shërbejmë më mirë kështu që duhet të ishin me ata të PD-së”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se PD do të mbajë peng vendin për interesa të dy familjeve. “Një plak 80-vjeç do të mbaj vendin peng për vetëm një djalë të tij që quhet Shkëlzeni. Ndërkohë që 99.99% e të tjerëve nuk kanë hedhur njerëz në erë, 99.99% e të tjerëve nuk kanë vrarë njerëzit me plumba në mish në bulevard. Ku është i përfaqësuar një njeri tek e djathta? Tek një parti që nuk do t’ia dijë një njeri përveçse tek dy familje, dy familjeve, pasurimin e njërës familje siç është familja e kunatit dhe shpëtimin nga burgu të një familje tjetër, po përjashto këto dy familje 265 mijë familje të tjera të Tiranës kanë çuna dhe goca që duken si ju, që asin si ju, që ëndërrojnë si ju, që mësojnë si ju që nuk shkojnë dhe hapen dhe thonë: Jam çuni i Saliut, jam kunati i Lulit por që thonë jam një djalë, vajzë e thjeshtë që jam rritur tek Bregu i Lumit, jam rritur në Kinostudio, jam rritur tek Rruga Ura, jam rritur tek Fresku dhe dua të kem një shans dhe ka vetëm një parti që 1/3 e këshillit bashkiak e ka me çuna dhe gocat e FREESH-it. Ka vetëm një parti që një kontigjent të djemve dhe vajzave të rinj i ka dhënë sot besim. Janë çuna dhe goca që ngrenë dorën dhe që vendosin për këto investime që ndodhin në këtë komunitet. Kjo është diferenca ndaj duhet me fol edhe me ata”, theksoi Veliaj.

Lexo edhe :  LAJM I FUNDIT/ Ndryshon çmimi i naftës dhe benzinës, ja vendimi i Bordit

Pa.Va/Fjala.al


Të fundit

14 Maji/ “Luftë” mes 2 PD-ve në KQZ, secili komisionerët e tij

Kryetari de facto i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dorëzuar dje në KQZ listën për anëtarët e KZAZ-ve për...

Takimi McGonigal-Rama/ Berisha në sulm, paralajmëron protesta

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të thirrura nga opozita kundër kryeministrit Edi Rama. Si po e shfrytëzon Berisha aferën e dyshuar të Ramës...

Horoskopi ditor, e shtunë 28 janar 2023

Dashi Do të ketë një mënyrë për të qartësuar disa gjëra që ju mundojnë. Në punë mund të jeni surpriza e madhe e punëdhënësve tuaj....

Manchester City mposht Arsenalin dhe kalon në raundin tjetër të FA Cup

Goli i Nathan Ake vendosi sfidën Manchester City-Arsenal. Dueli i raundit të 1/16-ve në FA Cup, u mbyll 1-0 për skuadrën e Pep Guardiolës,...

Lajme të tjera

Web TV