Bashkëshortja e denoncon për dhunë, në pranga 60-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka arrestuar një 60-vjeçar pas denoncimit nga bashkëshortja e tij për dhunë në familje.

60-vjeçari me iniciale V.B., nga Tirana ka ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme mbi bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit e ka denoncuar vetëm së fundi.

Ndër të tjera policia ka njoftuar së ka bërë arrestimin e 3 shtetasve të tjerë për vepra penale të ndyshme.

R.B., 21 vjeç dhe F.Gj., 33 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur si dhe shtetasin A.M., 37 vjeç,për vjedhje të mbetur në tentativë.

 

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A.M., 37 vjeç, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”, e mbetur në tentativë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.B., 60 vjeç, pasi  në rrugën “Kujtim Spahivogli”, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë i shtetasve :

R.B., 21 vjeç dhe F.Gj., 33 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Eventi madhështor sportiv “Tiranathlon”, ja si devijon qarkullimi i mjeteve këtë të dielë

Pas tre eventeve të mëparshme shumë të suksesshme, ‘Tiranathlon’ është rikthyer për të katërtin vit radhazi. Ky event i...

Moti i keq, rrëzohet fasada e pallatit në Tiranë, qytetarët shpëtojnë për mrekulli

Fasada e një pallati në Tiranë është dëmtuar si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin pasditen e sotme. Mësohet se disa pllaka janë...

Çfarë ndodhi? Paditet ish-presidenti i njohur, dyshohet se…

Prokurorët në Kolumbi ngritën sot formalisht akuzat ndaj ish-presidentit te djathtë Alvaro Uribe për rryshfet ndaj dëshmitarëve dhe mashtrim financiar, në gjyqin e parë...

Plas debati i ashpër mes Robertit dhe Albanos: Do t’a zbulosh sa burrë jam?

Robert Aliaj, pas hyrjes së tij në fermë ka krijuar debate me fermerët, një prej të cilëve është edhe Albano Bogdo. “Përplasjet” e tyre kanë...

Votoi rezolutën e Srebrenicës, Vuçiç reagon ashpër: Maqedonia e Veriut më goditi fort

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se e kishte të vështirë të duronte faktin që Maqedonia votoi për rezolutën e Kombeve të Bashkuara për shpalljen...

Lajme të tjera

Web TV