Ju skadon karta e ID? Lleshaj thirrje qytetarëve, ju kujton afatin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse brenda vitit ju skadon karta e ID, apo tashmë ka skaduar, duhet të nxitoni të bëni aplikimin për një të re, për të shmangur fluksin e madh që pritet në javët e fundit të 2020-ës.

Thirrja vjen nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili në një postim në rrjetet sociale, kujton se vlefshmëria e kartave ID që skadonin përgjatë vitit 2020, u shty deri në datën 31 dhjetor. Kjo pritet të sjellë një fluks aplikimesh javët e fundit të vitit.

Postimi i plotë i Lleshaj:

Në 31 dhjetor 2020 skadojnë një numër i lartë kartash identiteti të shtetasve shqiptarë. Për shkak të pandemisë, vlefshmëria e ID kartave që skadonin përgjatë vitit 2020, u shty deri në datën 31 dhjetor. Kjo pritet të sjellë një fluks aplikimesh javët e fundit të vitit.

Ndaj, aplikoni pa humbur kohë, për të evituar radhët!! Një numër i madh shërbimesh tashmë kryhen online, nëpërmjet kartës së identitetit.

Karta e identitet ju shërben për:

  • Veprime administrative
  • Veprime financiare
  • Kalim në Pika Kufitare
  • Kusht për rinovimin e pasaportës

Skadimi i ID kartës e bën të pamundur marrjen e shërbimeve për qytetarët, nga fillimi i vitit të ardhshëm. Ri-aplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit.

Shërbimi i pajisjes me dokumente identiteti është i pranishëm edhe në Ambasada e Konsullata shqiptare në 6 shtete: në Greqi, Itali, Belgjikë, Gjermani, Britania e Madhe dhe SHBA.

Për t’u ri-pajisur me ID kartë:

  • Bli kuponin për Letërnjoftimin/Kartën ID, pranë Zyrës Postare
  • Rezervo online orarin në e-Albania
  • Paraqitu në Zyrën e Aplikimit

Apliko sot, të mos përballesh me surpriza të pakëndshme nesër!/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Leipzig triumfon ndaj Frankfurt dhe fiton Kupën e Gjermanisë në vitin e dytë radhazi

Leizpigu për të dytin vit radhazi fitues i Kupës së Gjermanisë. Klubi gjerman në pronësi të markës së famshme...

Basha: U tërhoqa se nuk doja luftë, PD do të bëjë ndryshimin me mbështetjen e SHBA

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Lezhë, ku është shprehur se tërheqja e tij nga politika, u bë...

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Është rritur numri i të plagosurve nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit në zonën e Rrëshenit ku...

Rrëzohet te Mali i Robit, humb jetën turistja polake

Një shtetase polake 83-vjeçare në afërsi të një hoteli në Kavajë është rrezuar aksidentalisht në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Pas rrëzimit në...

Tjetër “divorc” tek Los Blancos, Hazard do të largohet nga klubi në fundin e këtij sezoni

Në një ditë me lamtumirë “yjesh”, surpriza vjen nga Spanja: Eden Hazard largohet nga Reali i Madridit. Marco Asensio ishte i pari, më pas...

Lajme të tjera

Web TV