Kur dy shqiptarët e njohur në Amerikë veshën kostume tradicionale arvanitase

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fotoja historike nga viti 1985 e regjisorit të mirënjohur të filmave amerikanë me origjinë shqiptare Stan Dragoti dhe James Belushi, një aktor i mirënjohur amerikan, gjithashtu me origjinë shqiptare, në kostume tradicionale arvanitase (shqiptarë të Greqisë).

Kush është James Belushi

James Belushi është një artistë amerikanë me origjinë shqiptare i lindur në rrethinat e Çikagos. James u lind në vitin 1954. Ai është i njohur për talentin e tij.

Prindërit e James Belushit vijnë nga qyteti i Korçës në Shqipëri. James, diplomohet në arte dramatike në Universitetin e Southern Illinois Carbondale. Ai e nis karrierën e tij në një nga trupat e Çikagos, The Second City, ku kish interpetuar më parë edhe vëllai i tij.

Në 18 tetor të vitit 2009, James u shpall qytetar nderi i Shqipërisë. Ceremonia u zhvillua në Korçë, në qytetin e prindërve të tij shqiptarë, në pranin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Kush është Stan Dragoti…

Stan Dragotit, njihet nga shqiptarët si shqiptari që “shembi” muret e Hollivudit, ose njeriu që bëri rizgjimin e ëndrave Njujorkeze me filimin e famëshëm “I love New York”. Ai thuhet se ka lindur më 4 tetor 1932 në New York City. Preardhja e tij është shqiptare. Vjen nga një familje Tepelenase, që kanë emigruar shumë herët në ShBA. Babai i tij Asllan nga fshati me peisazh tërheqës, Dragot (mbiemrin e të cilit mban edhe artisti) i Tepelenës dhe nëna e tij Bahrie nga qyteti i lashtë Tepelenë. Hapat e para të këtij gjeniu filluan që në fëmini. Në moshë të vogël ishte tepër kureshtar dhe i interesuar t’a shpenzonte kohën përballë programeve televizive. Cdo film që shikonte ishte i apasionuar ta komentonte me motrat dhe prinderit. Që në moshën 7-vjec filloi të vizatonte, imagjinonte dhe shumë skicime të moshës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

Lajme të tjera

Web TV