Bota shënoi një rekord të ri të rasteve ditore me koronavirus teksa regjistroi të paktën 338.779 të tilla gjatë një dite të vetme , një numër i padëgjuar që prej fillimit të pandemisë.
Lajmin e konfirmon Organizata Botërore e Shëndetit e cila raporton se vdekshmëria numëron 5.514 humbje jete.
Pas Parisit, Marsejës, zona të alarmit të kuq janë kthyer tani edhe Lila, Grenoble, Lioni e Saint-Etiene.
Alarmi ngrihet për Europën gjithashtu pas raportimit nga Franca të mbi 18 mijë rasteve të reja në enjten që lam pas.
Gjithashtu rritje të mëdha të rasteve të të infektuarve u raportuan dhe në Gjermani, Çeki, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ru.Do/ Fjala.al