Irina Vetere, e cila është në arrest shtëpie në një komunitet – po shkonte në shtëpi me makinë atë natë në gjendje të dehur, duke përplasur dy shqiptarët buzë autostradës.
Ajo goditi dhe vrau dy shqiptarë 20-vjeçarë, Ergi Skenderi dhe Xhulio Kaja, para diskotekës së fshatit në zonën ku ata banonin në Itali, natën e 30 qershorit 2019.
Ata sapo kishin lënë diskotekën, bashkë me djem të tjerë natën vonë, kur u aksidentuan për vdekje.
Sot, prokuroria kërkoi ndaj gruas italiane një dënim prej pesë vjet burg për vrasje në rrugë.
Gjatë leximit të pretencës, nëna e njërit prej viktimave protestoi fillimisht dhe më pas u sëmur në gjykatë, duke bërë që të thirrej emergjenca.
Familjarët e dy miqve të vdekur tragjikisht e konsideruan dënimin të padrejtë.
Kishte disa momente tensioni shoqëruar me thirrjet: “Turp! Kjo nuk është drejtësi“.
Në sallën e gjyqit, gjyqtari hetues Luca Milani pranoi ujdinë për pranimin e fajësisë ndërmjet prokurores Daniela Di Girolamo dhe avokatit mbrojtës.
Palët civile paraqitën kërkesë, por xhaxhai dhe dy kushërinj besojnë se pas pranimit të fajësisë nga ana e autorit, ndëshkimi nuk është në përpjesëtim me realitetin dhe faktet, veçanërisht duke marrë parasysh se dy 20-vjeçarët vdiqën në vend.
Për më tepër, palët civile kanë marrë vetëm kompensim të pjesshëm, komentuan avokatët Giovanna Cavaciuti dhe Elena Concarotti, të cilët respektivisht ndihmuan xhaxhain dhe dy kushërinjtë e Kajës në procesin gjyqësor. Avokati Sergio Cortimiglia, nga ana tjetër, mbrojti prindërit dhe një vëlla, gjithashtu të të ndjerit Kaja.
Një pjesë tjetër e familjes pranoi dëmshpërblimin e propozuar nga sigurimi, ndërsa familjarët e pranishëm në gjykatë morën kompensim të pjesshëm.
“Dënimi prej pesë vjetësh – tha Margarit, një kushëri – për vdekjen e dy djemve nuk është i drejtë. Ajo tani po vazhdon jetën e saj, ne jo”.
Shumë polemika janë ngritur për kushtet, në atë pikë, të rrugës shtetërore: mungesa e vendkalimit për këmbësorë dhe ndriçimi i pamjaftueshëm.
Pas përplasjes, të rinjtë gjetën vdekjen e menjëhershme, ndërsa gruaja humbi kontrollin duke arritur të ndalonte rreth dyqind metra më vonë në një fushë
Në vend, trupat ishin lënë në rrugë për orë të tëra deri në mëngjes.
Prindërit, miqtë, kushërinjtë, vëllezërit ishin mbledhur gradualisht të dëshpëruar me pamjen e pabesueshme të të rinjve që kishin mbetur në vendin e aksidentit.
Vetere u dërgua në spital e tronditur dhe e plagosur lehtë.
Gruaja italiane u arrestua për vrasje në rrugë dhe pas një periudhe burgu, ndaj saj u caktua arrest shtëpiak, deri në mbyllje të hetimeve. Ajo u dënua sot me pesë vite burg./Bl.Ba/Fjala.al